• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Çfarë ndodhi 8 orë në gjykatë deri te vendimi për Saimir Tahirin

Kryesore, Lajme

Prej ditësh në korridoret e Prokurorisë së Krimeve të Rënda flitej për kërkesën që po hartohej për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Grupi i tre prokurorëve Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani kanë marrë në pyetje një sërë personash të përmendur në dosjen “Tahiri – Habilaj” që po heton prokuroria shqiptare.

Në fillim u pyet një nga shoferët e Tahirit, më pas badiguardi, u pyet Orest Sota dhe sërish një tjetër nga shoferët. Të gjitha seancat ishin të fokusuara te fijet që lidhnin Tahirin me grupin e Habilajve. Hetime po kryheshin edhe në Vlorë ku prokurorët kanë kërkuar të dhëna edhe për skafin që përdorin kushërinjtë e tij.

Këtë të shtunë, një ditë pushimi zyrtar të gjithë prokurorët ishin në punë. Rreth orës 9 të mëngjesit në Gjykatën e Krimeve të Rënda është parë të hyjë gjykatësja Liliana Baku e cila ishte e gatshme për masat e sigurisë që mund të paraqiteshin. Ndoshta as ajo nuk e dinte se dosja që do t’i vinte në tavolinë kishte sipër një emër “të rëndë”.

Lapsi.al mësoi se gjykatëses i mbërriti menjëherë kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda për të caktuar masën “arrest me burg” për ish-ministrin dhe ish-deputetin Saimir Tahiri. Gjykatësja nuk e mori vendimin menjëherë. Asaj i janë dashur plot 8 orë për të hedhur firmën në vendimin e saj i cili sic dihet është “arrest shtëpie”. Në këtë orar janë parë të hyjnë në gjykatën e krimeve të Rënda edhe prokurorët Gentian Osmani dhe Besim Hajdarmataj.

Në Gjykatë janë parë të hyjnë edhe dy zyrtarë të lartë të policisë, Aida Hajnaj Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë dhe Eduard Merkaj, Drejtor i Policisë Kriminale. Pas dhënies së vendimit “arrest shtëpie”, prokurorët janë paraqitur në shtëpinë e Tahirit, ku këtij të fundit i është komunikuar masa e marrë. Gjykatësja Liliana Baku la zyrën rreth orës 19.00. Në zyrë e saj, këtë të shtunë ka qenë edhe kreu i sapo emëruar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Saimir Tahiri është nën hetim i dyshuar për “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar në nenet 283/a dhe 333/a, në lidhje me nenin 28 të Kodit Penal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal.

Megjithëse e shtunë, Tahiri kishte qëndruar pothuajse gjatë gjithë ditës së sotme në shtëpinë e tij. Ai ka dalë për rreth 1 orë nga shtëpia, për të konsumuar një kafe.

Sapo Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e “arrestit në shtëpi”, prokurorët mbërritën në banesën e ish-ministrit në lagjen “Kodra e Diellit” në Tiranë. Në prani edhe të avokatit Maks Haxhia, atij i është komunikuar zyrtarisht vendimi dhe i është marrë pasaporta dhe karta e identitetit. Urdhri ishte i prerë: “Urdhërohet shtetasi nën hetim Saimir Bashkim Tahiri të mos largohet nga banesa e tij, ndodhur në Tiranë, Rruga “Kodra e Diellit”, Pallati Nr.3”.

Për momentin 37-vjeçari nuk do të shkojë në qeli, por mund të shijojë nga ballkoni ajrin e pastër të “Kodrës së diellit”. ©LAPSI.al

Lexo edhe:

FOTO/ Minutat e fundit të Saimir Tahirit në liri, një kafe me shokët poshtë shtëpisë

Arrest shtëpie për Samiri Tahirin, reagon menjëherë Edi Rama

11 Comments

  1. Edhe sikur Rama mos kete gisht ne aktivitetin kriminal te Sajes, nese shpallet fajtor ish ministri i tij, kryeninistri per mbrojtjen qe i ka bere per kaq vite akuzave e fakteve te opozites, moralisht duhet te jap doreheqje e ta çoj vendin ne zgjedhje te parakoheshme.

  2. Ne jemi nje shtet pa qeveri, pa kryeminister. Bejne ligjin te fortet, bandat. Lulezimin qe moren trafiqet gjate ketyre 5 vjeteve nuk e kishim degjuar. Fluturonin avionet dhe te gjithe benin te paditurin. Dalja e krimineleve me te rrezikshem nga burgimet e perjetshme, ne liri si kishim degjuar. E dine se Rama eshte frikacak, dhe gjithe ky kontigjent, kush te ushtroje me shume presion. Kush te marre copen e tij. E kane shtrire kryeministrin, dhe dikush i coperon gishtin, dikush doren dikush tjeter krahun. Eshte bere cop cop ky vend. Eshte vertet qesharake dhe e dhimbshme ta mendosh. Dhe ky akoma na qeveris ne!! Na ben moral, ben kadaiun, ben fiks si gjel vlore. Ben ironi, tallet me njerezit. Ky shume i zgjuar dhe ata qe e shajne nuk arrijne dot ta kuptojne. Tani qe i kane dale petet lakrorit, duket vertet i konsumuar, i lodhur i mbaruar. Rri per inerci ne pushtet, si e keqja me e vogel.

  3. Arrest shpie se nuk perbeka rrezik per shoqerine eee? Po nese prokuroria kerkon arrest me burg kuptohet qe provat jane mbi tavoline dhe gjykata nuk mund ta lere ne shpi pasi ai eshte zyrtar i larte dhe ndikon ne hetim!

  4. Prapaskena ? Nje procedur normale drejtesie do te vleresohej kudo. Tahiri preszumohet i pafajshem edhe po te ishte aprovua kerkesa e prokurorise derisa gjykata te vendose definitivisht ndryshe.Gjithe kjo tymnaje e hallakame e opozites per kete rast eshte vetem mungese kauze e alternative.A nuk eshte apsurde dhe ironike dalja e Bashes ,prap me akuza e intriga duke kommentuar nje vendim gjykate?Kush?Basha? Personi qe me raporte mjeksore i bishtnoi me nderhyrjen e Berisdhes perballjes me drejtesine per aktakuzen e korrupcionin 230 milion Eurosh per rrugen e kombit? Turp i madh te cilin ka kurajo ta beje vetem njeriu i pacipe.Ky njeri nuk ka shanse te behet kurre kryeminister sepse eshte vetem nje ppalaqo politike.Ta zeme se denohet Tahiri qfare pastaj ,do vazhdoje opozita e Shqupit me intriga e akuza pa kufi ? Mendoni se so vije keshtu ne pushtet? Kurren e kurres.PD me kete strategji nuk do arrije te mbaje as votat e militanteve me fanatike.Lidershipi i kesaj partije opozitare qe vrane e vodhen haptazi diten per diell,nuk mundet kurre ti ik drejtesise .Do shihni ditet ne vijim si do vejne punet.Dosjet e vraseseve dhe hajnave te PD-se jane te gateshme nuk ka nevoje as per hetime jane raportet e FBI-te,jane provat dhe faktet.NUk keni pa gje akoma.

    1. O idiot ku jeton ti mor qelbësirë. Nuk akuzohet Basha por edvini, saja, etj.
      Vërtet: ora juaj po ju vjen fundi i turpshëm si askush më parë në historinë e Shqipërisë.

    1. Unë lexoj komentet në fillim pastaj shkrimi. Më thuaj cila pjesë të bënte për të qeshu që ta lexoj vetëm atë, ndërsa pjesën që të bën të qash nuk do tia hedh sytë.

    2. PO Basha e ka akuzen per rrugen e kombit dhe 21 Janarin ,njera per vrasje e tjetra per korrupcion e hajni te gatshme ,vetem duhet hapur dhe derguar policine me e prangose.

  5. A e kuptoni pse u hoq Hajdarmataj tropojani berishian? Berisha nuk do te arrestohet njerise eshte efekti domino! Do te krijoje mjegull qe te shpetoje! Nuk e arrestonte Besimi salinian!

  6. Mos prisni te denohet Tahiri se pastaj hapet loja dhe keta te tjeret e dine qe kane zullume shume e me shume se Tahiri dhe i pret ergastolo .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu