• |
ide | kryesore

Teoria shokuese: A është kjo historia e vërtetë e Titanikut?

Planet



Anija e famshme britanike u përplas me një ajsberg më 15 prill të vitit 1912 dhe pak më vonë ajo preku shtratin e detit.

Historia e Titanikut vazhdon të mahnisë edhe sot botën.

Nga ngjarja tragjike humbën jetën më shumë se 1500 persona, megjithatë teori të shumta konspirative lidhen me këtë ngjarje.

Më e fundit është rishfaqur online dhe po përhapet me shpejtësi. Në një libër të shkruar nga Robin Gardiner, pretendohet se Titaniku nuk u mbyt kurrë.

Në fakt atë natë u mbyt Olimpiku, anija-motër e Titanikut. Robin shkruan se vendimi u mor pasi Olimpiku ishte dëmtuar gjatë një përplasje me një anije ushtarake.

Kompania e sigurimeve, Lloyd’s refuzoi të paguante dëmshpërblimin, pasi faji i mbeti Olimpikut.

Kjo e fundit nuk kishte kohë që kishte nisur udhëtimet dhe do ishte një humbje e madhe për kompaninë nëse nuk do dëmshpërblehej.

Atëherë u shpik një plan për të shkëmbyer anijen me Titanikun, në përpjekje për të improvizuar një aksident dhe për të marrë paratë e dëmshpërblimit. Megjithatë ekspertët thonë se teoria nuk qëndron pasi anijet ishin shumë të ndryshme. Në fund të fundit, zhytësit kanë gjetur pjesë të Titanikut dhe kjo është e pamohueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *