• |
ide | kryesore

Fotot nga Italia/ Ramës i prishin ceremoninë e librit me Tahirin dhe Xhafajn

Lajme, Të fundit



Në prezantimin e librit të Edi Ramën në Itali, disa studentë shqiptarë u shoqëruan nga policia sepse protestuan kundër kryeministrit me pankarta në duar.

Studentët prishën për disa momente atmosferën e prezantimit të librit, ndërsa Rama është përmbajtur shkruajnë mediat italiane dhe iu përgjigj me disa batuta protestës. Për gazetarët italianë është shpërndarë informacioni sikur çështjet për të cilat protestojnë studentët nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë në fakt për dy çështjet më të nxehta të aktualitetit në Shqipëri, përfshirja e Saimir Tahirit në trafik droge dhe mosekstradimi i vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali, ku është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.

Por çfarë shkruhej në pankartat e tyre studentëve?

Në foton më lart është Fatmir Xhafaj në takim me homologun e tij italian, Marko Miniti. Diçitura e italianit është: “Vëllai im është oficer në ushtri”, ajo e Xhafajt: “Imi është një trafikant droge që duhet të bëjë 7.2 vite burg, por është arratisur dhe është i lirë në Shqipëri, falë kryeministrit tonë, Edi Ramës”

Një tjetër pankartë ka të bëjë me ish ministrat e Brendshëm të Italisë dhe Shqipërisë.

Në foto, ish ministri italian, Angelino Alfano prezantohet me fjalët: “Unë u bëra Ministër i Jashtëm”. Në anën tjetër është Saimir Tahiri: Unë u arrestova për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, por shumë shpejt do të jem i lirë, falë kryeministrit tonë”

Në një pankartë tjetër, studentët kishin shkruar: “Edi Rama, intelektual në Europë, diktator në Shqipëri”



9 Comments

  1. Hallal cunat! jane studente e punetore, jo si ca kurva qe sorrollaten Parisit dhe Tuluses(Rama dhe Enveri)

    1. cfare hallall o idjot qe u bete gazi botes,late name atij Lulit do qire motra edhe fisi bashke me salen ku ti kene ti qishe argiten ne veshe se te tjerat jane bere si mish i varur , kara njerez qe mereni me interesa partiake edhe jo te shqiptareve

  2. Aq mire ja kane bere sa me ska. Eshte me e vogla qe mund ti besh ketij kllouni mashtrues te korruptuar. Si vjen turp e shfaqet akoma. Njerez kot

  3. Me interesa partiake merresh ti, o Agron! T’rroje Partia o Agron, Bar do hash dhe parimet e marksizem leninizmit s’do i shkelesh

    1. O koqe une jetoj jashte edhe skam asnje interes.por nuk kuptoni qe shqipria duhet te mari statutin kanidat qe te ritet mireqenia.jane bere politikanet e pd me keq se serbi kudo vetem shfryjne ndaj shqiperise

      1. Me vjen keq per ty qe jetoke jashte dhe nuk paske kuptuar asgje nga jeta!
        Meqe ra fjala, ne cilin vend te botesh ish ministri brendshem akuzohet per trafik droge?
        Te paska ikur jeta kot shoku Goni.
        Rrespekte

      2. Eshte e kunderta. Shqiperia duhet te rrise mirqenien qe te marre statusin e kandidatit. Dhe mirqenia rritet duke detyruar qeverine te qeverise mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *