• |
ide | kryesore

Greqia sulmon Shqipërinë: Fajtore për renditjen e Qipros në vend të dytë

Paparazzi, Slider



Pas përfundimit të Eurovizionit kanë nisur edhe polemikat e ndryshme.
E përditshmja greke “Protothema” ka shkruajtur për marrëdhënien e Shqipërisë dhe Qipros në këtë festival.
Ata pretendojnë se Shqipëria është fajtore për renditjen e Eleinit në vend të dytë.
“Ajo që bëri përshtypje dhe la shije të keqe tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse disa vende do ti kishin dhënë më shumë pikë, veçanërisht Shqipëria”-është shkruajtur në të.
Shqipëria i dha 10 pikë Qipros por as kjo nuk u ka mjaftuar mediave greke dhe ndjekësve të cilët kanë filluar revoltën në rrjetet sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *