Partia Demokratike vazhdoi me akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas saj, ministri ka gënjyer më 7 tetor 2010, kur tha se vëllai i tij, Agron Xhafaj e ka vuajtur dënimin.
Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji shtroi disa pyetje për ministrin e Brendshëm:
“A është rehabilituar Agron Xhafaj, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë burg? A bën një jetë normale përballë ligjit? A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal? A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale nëse Agron Xhafaj koordinon trafikun e drogës në Shqipëri?”
Sipas Partisë Demokratike, Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë në Itali për trafik droge, dhe as nuk ka qenë subjekt i masave që parashikon ligji Antimafia.
Sipas deputetit demokrat, së shpejti do të ketë fakte të reja.
PJESE NGA DEKLARATA:
Duke i qëndruar deklaratës së 7 Tetorit 2010, Fatmir Xhafaj rikonfirmoi 3 ditë më parë, se “e ka ndihmuar vëllanë t’i rikthehet jetës normale, pa asnjë rekord negative përballë ligjit”. Por a mund të arrihet kjo, kur ai nuk ka bërë asnjë ditë nga dënimi dhe kur ka vazhduar të jetojë më paratë nga trafiku ndërkombëtar i drogës, pasuri e cila nuk është cënuar nga pengimi i ligjit Antimafia?
Është aksiomë se kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.
Partia Demokratike pyet sot Fatmir Xhafajn:
A i qëndron deklaratës se i vëllai ka një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negativ përballë ligjit.
A mund të arrihet kjo, kur pasi ke kryer një krim të rëndë si trafiku ndërkombëtar i drogës, nuk ke vuajtur asnjë ditë dënim?
A mund të arrihet kjo kur nuk goditet produkti i krimit, pra pasuria e paligjshme?
Prej disa ditësh Partia Demokratike e ka pyetur Fatmir Xhafajn, nëse Agron Xhafaj është i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit, për shkak të aktivitetit të mëparshëm kriminal në trafikun e drogës?
Heshtja ka qenë përgjigjja e Ministrit Fatmir Xhafaj edhe në këtë rast.
1. Shqiptarët mësuan të vërtetën që Agron Xhafaj nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane.
Është e pamundur të besohet se pa vuajtur dënimin, personi i dënuar rehabilitohet, vetëm se i vëllai, pra Fatmir Xhafaj, e ka ndihmuar të reflektojë.
Nëse rehabilitimi arrihej me këshilla dhe reflektime, dhe jo me dënime, atëherë përse ekzistojnë burgjet?
Qëllimi i vuajtjes së dënimit është pikërisht rehabilitimi dhe riintegrimi shoqëror i personit të dënuar.
Pa vuajtur dënimin nuk ka kthim në jetën normale. Pa u futur në burg nuk frenohet aktiviteti kriminal. Këtë rregull e di edhe një fëmijë.
Por Fatmir Xhafaj deklaron se kthimi në jetën normale i një trafikanti ndërkombëtar droge arrihet me reflektim dhe këshilla, pra pa vuajtur dënimin e drejtësisë italiane.
2. Nga ana tjetër, çdo vend normal e shtet ligjor, e përdor ligjin antimafia, jo vetëm për të goditur krimin e organizuar, por edhe për të parandaluar vijimin e aktivitetit kriminal.
Kur krimit të organizuar nuk i goditet pasuria e paligjshme dhe burimi i financimit të aktivitetit kriminal, është e pamundur që parandalohet vijimi i veprimtarisë kriminale.
Me fjalë të tjera, kur pasuritë e vëna përmes aktivitetit kriminal të trafikut të drogës nuk sekuestrohen, ato shërbejnë si burim financimi për vazhdimin e aktivitetit kriminal.
Kjo është arsyeja pse ekziston një Ligj Animafia.
Ndaj Agron Xhafajt nuk është aplikuar as njëra dhe as tjetra. Ai as ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, dhe as nuk ka qenë subjekt i masave që parashikon ligji Antimafia.
Prandaj Fatmir Xhafaj duhet t’i përgjigjet sot disa pyetjeve që bëjnë të gjithë:
1- A është rehabilituar Agron Xhafaj, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë burg nga dënimi i tij dhe pavarësisht se ndaj tij Fatmir Xhafaj ka zgjedhur të mos e zbatojë ligjin antimafia?
2- A bën ai një jetë normale dhe pa asnjë lloj rekordi negative përballë ligjit, siç ka garantuar publikisht Fatmir Xhafaj?
3- A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të drejtimit të organizatave kriminale të trafikut të paligjshëm të drogës?
4- A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale Fatmir Xhafaj nëse Agron Xhafaj, pasi u bë “vëllai i Ministrit të Brendshëm”, koordinon veprimtarinë kriminale të trafikut të drogës në Shqipëri?
5- A është Agron Xhafaj një nga bosët e drogës në Shqipëri?
6- A i ka siguruar sot Fatmir Xhafaj paprekshmëri Agron Xhafajt, njëlloj siç bëri dje për dënimin e autoriteteve italiane?
7- A e ka Agron Xhafaj nën urdhra Policinë e Shtetit, si strukturë ndihmëse që i lehtëson veprimtarinë kriminale?
Fatmir Xhafaj duhet të përgjigjet sot!
Shqiptarët kanë të drejtë të mësojnë të VËRTETËN mbi këto pyetje!
Paskan kaluar ne ate stadin hajde dalim njeher te flasim qoft edhe kot
Obobo kta jane bere si telenovel turke me seri qe nuk i shikon ms njeri.
Po ti mut rilindas përse i sheh?
Tani qe moren dhe kte salianjin u ben 3she e fort fare