• |
ide | kryesore

Rama në Itali për “Kurban”, gënjehen gazetarët “vëllai i ministrit në burg”

Lajme, Të fundit



Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane pasi protestuan këtë mëngjes, ndaj Edi Ramës që ndodhet në Itali për promovimin e librit të tij Kurban.

Rama është në shoqërinë e Vitorio Zgarbit, një arkitekt italian, që pak kohë më parë ishte i ftuar special në zyrën e tij në kryeministri.

Incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.

Protesta ka të bëjë me mosekstradimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që është i lirë në Shqipëri, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.

Gazetarëve që ishin të pranishëm gjatë incidentit duket se i kanë gënjyer. La Stampa shkruans e Rama iu përgjigj me një batutë të rinjve që protestonin, ndërsa për mediat aty u shpërnda lajmi i rremë, sipas të cilit vëllai i ministrit tashmë është në burg.

“Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. “Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia” shpjeguan për gazetarët nga qendra kulturore.” shkruan La Stampa

 



8 Comments

  1. E çuditeshme! Paska genjyer edveri me brekushe gazetaret italane! (Ky thote vetem te vereteta!) Diten qe ky langarq do te thote te verteten e pare ne jeten e tije, do vdese,sepse e verteta eshte vdekja e vet!

  2. Libri “Kurban” promovohet ne Itali!! Po ate se lexon njeri ne shqiperi. Nivel medioker. Te gjithe ata qe shan , ndau pushtetin me vone, dhe filloi te pergenjeshtroj vetvehten. Eshte totalisht i paskrupullt. Shume i dobet, i papergjegjshem per ate qe thote dhe ate qe ben. Demagog i lindur, por qe tani eshte totalisht i demaskuar, nderkombetarisht por dhe brenda vendit.

  3. Merret me mend sa keq eshte edvinrama sa vete te gjeje naj therrime vleresimi udheve te botes! E ju cuna e xhvishni cipllak mjeranin me rrenen e rradhes gjeth fiku, mos u boni kaq shpirtkazem…
    Lajm:
    Shkelqesa e Tij Edvinrama mori ne Itali medaljen: ‘Sharlatanit pervers e.r. ,
    I biri Mother Xhorxh & BabeHoxhe,
    ne kampionarin e Xhambaz- Gaztororise moderne ‘
    I cuna,
    Lejeni te mjerin se po na shkon nokund ( psh ne Turqi)
    me uturak ne kaptine , nga inoti KAZANit
    qe s’ja ve ne pulle kaptinen e arte qe ka….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *