• |
ide | kryesore

Reperi shqiptar që ndërpreu performancën në Eurovizion

Paparazzi, Slider



Një incident i pashënuar më parë ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë finales së Eurovizion dhe me shumë mundësi e keni parë të shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale. Kur Surie, këngëtarja që përfaqësonte Britaninë e Madhe ishte duke performuar këngën e saj, një fans hipi në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora.

Ai mori mikrofonin në dorë dhe bërtiti: “Për nazistët e medias britanike, kërkojmë liri!”

Sipas “Albeu”-t, ai quhet Kostandin dhe njihet me emrin e artit si Dr. A.C. Kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret një event live e për këtë është shndërruar në një ikonë televizive në mendjen e britanikëve.

Megjithatë performanca vazhdoi normalisht dhe stafi i Britanisë së Madhe nuk kërkoi që kënga të ri-niste sepse ishin të kënaqur pavarsisht ndërprerjes së pazakontë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *