Ata po transportonin çanta të mbushura me kanabis sativa. Sapo vunë re policinë, hodhën lëndën narkotike dhe mundën të largoheshin. Policia arriti të kapte vetëm njërin prej tyre. Ndërkohë, u sekuestrua edhe kanabisi me peshë 110 kilogramë si dhe një pistoletë me 6 plumba.
Në lidhje me këtë operacion të policisë malazeze është vënë në dijeni edhe policia shqiptare. Shqiptarët që mundën t’i shpëtonin policisë u kthyen sërish në territorin shqiptar përmes kufirit ilegal, shkruan tvKlan. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar të arratisur dhe për të zbardhur tërësisht këtë aktivitet kriminal.