• |
ide | kryesore

613 kg kokainë në Durrës, Shqipëria kërkesë Gjermanisë për ekstradimin e Arbër Çekajt

Lajme, Të fundit



Ministria e Drejtësisë i ka nisur kërkesën për ekstradim autoriteteve gjermane për Arbër Çekajn.

Ky i fundit, administratori i kompanisë ‘Arbëri Gardën’, akuzohet si i implikuar në ngarkesën rekord prej 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në një nga kamionat e kompanisë së tij në Durrës.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi dosjen në ngarkim të Arbër Çekajt në Ministrinë e Drejtësisë.

Bëhej fjalë për dosjen dhe kërkesën për ekstradimin e Çekajt, i cili u arrestua në Gjermani, ku edhe fshihej.

Çekaj akuzohet se është porositësi i 613 kg kokainë, të sekuestruar në Maminas të Durrësit. Droga ishte fshehur në dyshemenë e kontenierit me banane të importuara nga Kolumbia.

Pasi të njihen me dosjet, autoritetet gjermane do të vendosin që të ekstradojnë Arbër Çekajn.

Kjo pritet të ndodhë brenda 15 ditësh. Në Shqipëri, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportonte kontenierin në magazinën e Maminasit, si edhe menaxheri i firmës “Arbëri Garden”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *