• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Agron Xhafaj nuk u paraqit në prokurori për kallëzimin ndaj PD

Lajme, Të fundit



Geron (Agron) Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka depozituar një kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD: Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova.

Në padinë e depozituar pasditen e së hënës në Prokurorinë e Tiranës, Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në audio-përgjimin e publikuar nga PD nuk është i tij.

Lapsi.al mësoi se Agron Xhafaj nuk është parqitur personalisht për të bërë kallëzimin në prokurori. Ka qenë avokati i tij që ka përmbushur këtë procedurë.

Kallëzimi penal ndaj 3 zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u bë pasi të hënën ata publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.



4 Comments

  1. Do të ishte përshëndetur vellai i ministrit të mbrendshëm, sikur pas kësaj që ka ndodhur, të shkonte e të dorëzohej vetë në prokurorinë shqiptare duke pranuar krimet për të cilat është dënuar dhe ti kërkonte falje publikisht të vëllait, që e ka njollosur me veprat e tij.

  2. Nese provat jane sajuar ( qe ka shume mundesi se cilesia e audios ishte shume e dobet dhe asgje nuk vertetonte qe ishte ky xhafaj i vogel ne ate pergjim) une mendoj qe :

    1) Ti djal i mbare shko ne itali dhe kryej denimin si i je berre ferre neper kembe vellait tend dhe kerkoi falje 1000 here tet vellai.
    2) Keta birbot e PDs te denohen patjeter.. Te sajosh prova , sipas kodit civil eshte ‘KRIM I RENDE’..

    1. xxxx shko e haji mu..in agronit e fatmut xhafaj ,negjmijes,ruqit e rames siq i ke henger 55 vite me enverin e 25 vite me ramen ne krye.pse tash qenka mir te dergoi avokat ne prokurori dhe njifet si kallzim,e perse kur gjykata e supreme e italis e denoi me avokat ket monster te xhafes ,i vellai nuk e burgos.

  3. Mire qe foli ky kesperti-@XXXX-ka mundesi te punoje ne kriminalistike se e
    percaktuaka vidion qe eshte e dyshimte po beka dhe prokurorin qe te denohen ata qe nxuarren kete vidio .Keshtu shkruanit ju o-morra-dhe per pergjimin e -Tahirit-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *