• |
ide | kryesore

Dyshime mbi Eurovizionin,këngët me playback

Paparazzi, Slider



Incidenti që i ndodhi këngëtares britanike SuRie ngriti dyshime se jo të gjithë përfaqësuesit e shteteve kënduan ‘live’. Teksa një fans u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares u vu re se edhe pas këtij incidenti kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje gjë që linte të kuptohej se nuk ishte ‘live’.

Disa prej komentuesve në rrjetet sociale u shprehën se edhe vetë kënga fituese, “Toy” e izraelites Netta ka qenë me “playback”. Ata u nisën nga fakti se në gjysmëfinale, ku këngëtarja besohet se këndoi ‘live’, bëri shumë gabime dhe nuk kishte volumin e zërit që pati në finalen e madhe.

Sa i përket këtyre pretendimeve të publikut, organizatorët e “Eurovision” ende nuk kanë reaguar për të sqaruar situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *