• |
ide | kryesore

Flet Lubonja: Çfarë duhet të bëjë tani Fatmir Xhafaj

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë se video e përgjimit e publikuar nga Partia Demokratike është e rëndë pavarësisht se ajo ka disa gjëra që duhen sqaruar në lidhje me bashkëpunëtorin.

“Duhet të përcaktohet pak vërtetësia e përgjimit dhe fjala “bashkëpunëtor”. Bashkëpunëtor i kujt është ky. I organeve të drejtësisë shqiptare? Duhet ta dinim i kujt është bashkëpunëtor ky dhe koha kur ka ndodhur ky përgjim. Pavarësisht këtyre pyetjeve besoj se aty ka diçka sepse PD që e ka nxjerrë nuk besoj se e ka sajuar pasi kjo përbën vepër penale.

Gjithësi nëse e marrim të vërtetë që vëllai i Xhafës e vazhdona aktivitetin e tij. Kjo është e rëndë. Shumë e rëndë është gjithsesi. Në momentin që kjo del kur ministri akuzohet për drogën. Kjo e dëmton atë.

Kur bëhet fjalë për Xhafën nuk duhet ta barazojmë si Tahiri, por edhe në këtë rast është e rëndë. Duhet hetim objektiv dhe sa më i besueshëm.

Ministri duhet të tërhiqet. Kam bërë këtë dhe atë dhe duhet të largohet që të hetohet. Duke ditur që jetojmë në Shqipëri, të dy këta Tahiri dhe Xhafaj mbrohen nga kryeministri. Kemi ndërtuar një shoqëri që mbahet nga paratë e krimit. Shikoni ndërtimet, etj. Nëse kemi një shoqëri të kriminalizuar kjo duket sheshit që ekonomia jonë është një ekonomi kriminale dhe ajo ndikon pastaj politikën” – thotë Lubonja në emisionin “Studio e hapur” në News 24. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. sot ter kazanet ai lubonja,vasjari,mingjozi,ilva tare,nano,anila basha jan vur ne rresht per te mbrojtur qelbesirat rama,ruqi,xhafa.dojn te bejn xhafen qingj e agronin,sajmirin dele.

  2. sokol palla e ilva tare mezi mbajn ne goj e qaf zhelet e agron e fatmit gjafes,me i zeshem esht mingjozi e tare.keta koken mu ne mut e kan.

    1. Nuk eshte ndonje cudi… eshte mekanizem i njohur…..Ky pergjim ka dale zyrat e policise shtetit dhe eshte dora e ish ministrit te brendshem sajmir tahirit, i cili ka brenda strukturave te gjithe njerezit e tij qe i ka vendosur me doren e tij ne postet e rendesishme…

  3. Po mjaft or Tosi! Te pakten babai juaj ishte njeri apo burre i fjales! Ti fluturon me presh ne bythe sipas urdhrave qe merr! Kujton se shqiptaret nuk e dine burimin e ‘mendimeve te tua”?

  4. Jo mor Bushat sa here ta thuash aq me mire eshtePo mjaft or Tosi! Te pakten babai juaj ishte njeri apo burre i fjales! Ti fluturon me presh ne bythe sipas urdhrave qe merr! Kujton se shqiptaret nuk e dine burimin e ‘mendimeve te tua”?

  5. Abuzohet shpesh me cilësimin e përgjimit si një vepër e shëmtuar hileqare dashakeqe apo si një detyrë qytetare për të goditur të keqen.A duhet të bëhen përgjimet vetëm nga institucione të autorizuara shtetërore, apo këtë mund ta bëjnë edhe persona civilë, që rastësisht ndeshen me krimin.
    Duke ju referuar realiteteve shqiptare të së kaluarës e të sotshmes, del se përgjimet “institucionale”, më së shumti kanë qenë pjesë e krimit sesa pjesë e luftës kundër krimit.
    Mjafton të përmendim faktin se diktatura enveriste mbijetoi për gati 5 dekada, edhe nga përgjimet e denoncimet “institucionale” të mijra spiunëve të sigurimit.
    Të mos harojmë se krimi i “të spiunuarve” që u persekutuan, kishte lidhje vetëm me mendimin ndryshe e jo me veprimin kriminal.
    Për rastin konkret, të “përgjimit” të vëllait të ministrit të mbrendshëm, më duket se abuzohet më shumë për përgjimin, sesa për faktin se ai për arsye tashmë të njohura, ndonëse është denuar edhe nga Gjykata më e lartë italiane me mbi 7 vite burg si një trafikant mafioz droge, nuk ka bërë asnjë ditë burg.
    Derisa ky person, jo vetëm që i është shmangur dënimit, por as edhe është përgjuar nga institucionet nëse vazhdon të meret me veprimtari kriminale, për mendimin tim duhet përgëzuar qytetari “bashkëpuntor x apo y” që ka pasur kurajon ta përgjojë ate e ta denoncojë.
    Nëse në botë, jo vetëm institucionet e sigurisë, policia e agjensitë e zbulimit, por edhe qytetarët do ti mbanin në vëzhgim të përhershëm njerëzit me të kaluar kriminale, numuri i krimeve me siguri që do të përgjysmohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *