Është 47 vjeç. Quhet Gina Stewart dhe është një gjyshe nga Australia. Ajo shkoi deri në finalen e Miss Maxim Australia, duke konkurruar aty me vajza më pak se gjysma e moshës së saj.
Ajo u rendit në vendin e 12-të, por është bërë shumë e famshme falë formave të saj trupore pavarësisht se ëshutë nënë e 4 fëmijëve dhe gjyshe e një mbese. Në një intervistë dhënë për “Daily Mail Australia, ajo zbuloi sekretin e bukurisë së saj.
“Vezë për mëngjes, djathë dhe avokado për drekë, pulë ose peshk me sallatë për darkë. Këtë dietë kam ndjekur gjatë vitit të fundit dhe kam rënë 15 kg. Pa harruar edhe ushtrimet fizike”, – tregon 47-vjeçarja. Modelja australiane thotë se duhet lënë patjetër kafja dhe alkooli.




