• |
ide | kryesore

Hapet ambasada e SHBA në Jeruzalem, mbi 40 palestinezë të vrarë në kufi me Gazën

Lajme, Të fundit



Numri i të vrarëve në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit ka shkuar mbi 40 vetë, të gjithë protestues palestinezë dhe mbi 2 mijë të tjerë të plagosur. Dhjetëra vetë janë qëlluar me snajper nga forcat ushtarake izraelite, ndërsa mijëra kanë mbetur të plagosur për shkak të zjarrit të lehtë dhe sulmit me gaz lotsjellës.

Ndërkohë në ceremoninë e hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem, përkrah kryeministrit Benxhamin Netanjahu, është edhe vajza e presidentit amerikan, Ivanka Tramp dhe bashkëshorti i saj, Xhared Kushner. Ky i fundit ka folur gjatë ceremonisë së hapjes së ambasadës, duke përgëzuar presidentin Tramp që mbajti premtimin për hapjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem.

Vendimi për hapjen e ambasadës së SHBA u kundërshtua fort nga shumica e shteteve të OKB, si një vendim që mbante anën e Izraelit në konfliktin me Palestinën duke acaruar më tej konfliktin. Veç protestuesve palestinezë në kufirin mes Gazës dhe Izraelit, ka pasur protesta edhe në Jeruzalem, jashtë ambasadës që kundërshtojnë vendimin e SHBA.

https://www.youtube.com/watch?v=XbZjFCGZ1Mc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *