• |
ide | kryesore

I policia zbardh ngjarjen, si nisi sherri te “Pallati me Shigjeta” ku mbeti i plagosur një i ri

Lajme, Të fundit



Të tjera detaje janë zbuluar rreth të shtënave me armë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Mësohet se të sherri mes të rinjve tek zona e “Pallatit me Shigjeta” ka ndodhur për motive të dobëta.

Personi që ka mbetur i plagosur, Andrea Birgo, ka ngacmuar të dashurën e njëri prej dy personave të shpallur në kërkim. Pas ngjarjes, policia e Tiranës ka shpallur në këtkim shtetasit A.G., 22 vjeç, dhe Xh. H., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu është arrestuar një shtetas për përkrahje të autorit në krim, pasi i ka ndihmuar ata të largohen nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Opel”. Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja të qitura nga armë zjarri e llojit pistoletë të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 25 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet 0.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *