• |
ide | kryesore

Kujt ia dedikoi këngën “Girls” Rita Ora (Foto)

Paparazzi, Slider



Kënga e sapopublikuar e Rita Orës, ‘Girls’, është shkuar në lidhje me marrëdhënien e saj me supermodelen Cara Delevingne, duke lënë të nënkuptohet se kanë qenë më shumë sesa mike me njëra-tjetrën.
Cara dhe Rita disa vite më parë ishin të pandashme, madje këngëtarja me origjinë shqiptare e ka quajtur modelen biseksuale ‘grua’, raporton The Sun.
Dhe lidhja e tyre e supozuar nga mediat ka frymëzuar këngën ‘Girls’ ku thuhet: “Jam 50 me 50 dhe nuk do ta fsheh kurrë më.”
Rita nuk është përpjekur për ta fshehur subjektin e këngës, ndërsa ajo fliste për Delevingne si muzën e saj ndërsa ishte në studio duke regjistruar.
Kënga e Rita Orës e realizuar në bashkëpunim me Charli XCX, Bebe Rexha dhe Cardi B është shkruar për një vajzë me të quajtur ‘Lara’ dhe i referohet disa prej momenteve të veçanta që kanë kaluar së bashku në Malibu.”Gjatë gjithë verës, ne kemi qenë në ‘bu, ’68 Chevy.”
Gjithashtu në tekst përmendet edhe tatuazhi i një luani, që Cara e ka tatuazhuar në gishtin e saj tregues në vitin 2013.
“Marrëdhënia e Ritës dhe Cara ka qenë gjithnjë e spekuluar dhe u pyetën në atë kohë nëse ishin më shumë se mike të mira. Ndërsa ata kurrë nuk konfirmuan ose mohuan asgjë, Rita definitivisht e lejoi muzikën e saj të fliste,”-tha një burim për The Sun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *