• |
ide | kryesore

Lili Allen tregon të vërtetën pas 10 vitesh,’Më kapën me drogë’

Paparazzi, Slider



Lily Allen, këngëtarja e cila më shumë bëhet e njohur me skupet e saj se sa me këngët, edhe këtë herë duket se me prononcimin e saj në Tëitter ka marrë gjithë vëmendjen që ka dëshiruar.

Në vitin 2008, në një event të revistës prestigjoze “Glamour”, kjo e fundit u nxorr me forcë nga eventi, teksa truprojat thirrën edhe ambulancën jashtë ambienteve ku u mbajt eventi. Asokohe asgjë nuk u sqarua sepse Lily Allen deshi ta kalojë këtë situatë, shtuar dhe faktin që në atë kohë portalet nuk bënin kaq shumë zhurmë sa sot.

Por pyetur në Twitter nga fansat, Lily e ka thënë më në fund të vërtetën. Ajo tregoi se teksa dikush i kishte dhënë një substancë që jepte energji, menjëherë pasi e kishte konsumuar mendoi se ishte kokainë. Kjo i dha një efekt psikologjik shumë të keq dhe nisi të bënte veprime të papërmbajtshme ccka tërhoqi vëmendjen e truprojave që e nxorrën jashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *