• |
ide | kryesore

PD i rikthehet punës në komisione, paralajmëron denoncime të tjera

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do t’i rikthehet punës nëpër komisionet parlamentare. Ky është vendimi i marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Në komisione PD ka paralajmëruar se do të publikojë fakte të reja mbi skandalin e vëllait të Fatmir Xhafës dhe se prezenca e opozitës në komision do të bëhet me qëllim denoncimin e tyre. Një burim nga PD tha për Lapsi.al se nuk përjashtohet bllokimi i punës në komisionet parlamentare. Opozita kërkon që prokuroria të reagojë për vëllain e Fatmir Xhafajt, bazuar në Ligjin Antimafia.

Basha ka bërë një përmbledhje të gjithë denoncimeve dhe ka njoftuar publikimin e fakteve të reja. Sipas kryeopozitarit, faktet janë të rënda dhe presin reagim.

Basha gjithashtu njoftoi se vendimet e rëndësishme të PD-së do bëhen hap pas hapi. Sot nga selia e PD u publikua audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt me një trafikant droge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *