• |
ide | kryesore

U akuzua për konflikt interesi, jep dorëheqjen ministrja kroate e ekonomisë

Planet



Ministrja kroate e ekonomisë, Martina Daliç njoftoi sot dorëheqjen e saj në lidhje me akuzat për korrupsion në lidhje me kompaninë private më të madhe në vend.

Daliç u vu nën presion pasi u shfaqën e-maile private ku tregohej një konflikt i mundshëm interesi në lidhje me problemet financiare të shitjes me pakicë, bujqësisë dhe prodhimit ushqimor nga gjiganti “Agrokor”.

Ministrja ka mohuar çdo akuzë dhe tha se ata që kanë nxjerrë e-mailet e saj do të gjenden dhe do të dalin para drejtësisë. “Agrokor”, ka mijëra të punësuar në Kroaci dhe rajon, ka hyrë një vit më parë në procedura falimentoje sipas një ligji të veçantë.

Kompania ka grumbulluar borxhe deri në 57,5 miliardë kuna (9,3 miliardë dollarë) ndërkohë që kompania vlen rreth 42 miliardë kuna. Qeveria kroate e mori në drejtim bashkë me kreditorët për të parandaluar shkrirjen e saj duke destabilizuar ekonominë e vendit.



1 Comment

  1. kurse tek ne rama i sjell ne parlament kriminelet frrok,ndok,rosha,dosha,tahira,balila.pse jo ku vet kriminelet ruqi xhafa e sollen shizofrenin rama ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *