• |
ide | kryesore

U padit nga Agron Xhafaj, reagon Alibeaj: Pse s’i vunë prangat në Prokurori?

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, njëri nga deputetet e paditur nga vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj, ka reaguar për herë të parë pas padisë së ngritur nga Agron Xhafaj per audio-përgjimin e publikuar këtë të hënë.

“Kam dy gjëra për t’ju thënë: E para unë, zoti Bardhi dhe Salianji s’kemi bërë gjë tjetër veçse modestisht detyrën tonë si deputet dhe si opozitarë për të bërë transparencë për publikun, ky është detyrim i gjithë qytetarëve shqiptarë.

Së dyti, Agron Xhafaj, një person shqiptar i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë troket në derën e prokurorisë dhe si vënë prangat ndërkohë e lë atë të bëjë një padi penale?

E kuptoni absurdin ligjor dhe institucional të kësaj situate? Nëse ka shkuar, akti i parë që duhet të bënte oficeri gjyqësor ti thoshte zgjat duart se do të vë prangat”, – tha Alibeaj teksa shtoi: “Nga ai audiopërgjim rezulton një person me emrin Agron, një numër telefoni që i përket shtetasit Agron Xhafaj.

Rezulton veç kësaj se ai ndodhet në Shqipëri. Rezulton se ai është në pozitat për të ndihmuar në trafikun e drogës. Ku e kemi sharë ne atë? Ne kemi bërë këto fakte. Zëri aty është i zotit Agron Xhafaj”, – tha Alibeaj në “Studio e Hapur në News24.



4 Comments

  1. po per telefonin e vet ka ber denocim se mos ja ka vjedh fatmiri,ose rama.te habisin keta qelbesirat .mos ndoshta ka qen zeri i xhafes ne telefon,se nuk e besoj qe geroni,leshi apo agroni si e ka emrin te bej tregti pa lejen e rames .

  2. Termi “bera detyren time si deputet” eshte zbythje o Alibeaj. Shkoji deri ne fund te vertetes dhe coje ne prokurori videokaseten per autencitet dhe mos u mbro pas imunitetit dhe te “drejtes” per te llapur si baca jot qe s’mban pergjegjesi per ato qe thote.

  3. Ore por ne ate vido nuk shifet fare qe numri qe telefonohet eshte ai i Xhafes.. Pse e ben fakt te kryer ky kete ?

    aty degjohen vetem dy persona qe flasin me njeri tjetrin por nuk paraqitet numri i telefonit qe i behet thirrje..

    Uroj qe ajo video te jete e vertete , se perndryshe do tju preferoja ju ne burg per krijim provash te rreme se sa ate trafikantin xhafaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *