• |
ide | kryesore

Vuçiç: Perëndimi mendon se ndarja e Kosovës është e rrezikshme

Lajme, Të fundit



Kosova vazhdon të jetë pengesë për anëtarësimin e Serbisë për në Bashkimin Evropian. Kështu tha të hënën presidenti serb Aleksandar Vuciç. Ai tha se Serbia po shpreson që të bashkohet në BE në vitin 2025 por që në të njëjtën kohë me Malin e Zi. Vuciç, tutje është deklaruar edhe për bisedat që i ka pasur me vendet perëndimore rreth çështjes së ndarjes së Kosovës. Ai thotë se bashkësia ndërkombëtare e ka quajtur si të rrezikshme idenë për ndarje.

“Gjëja më e rrezikshme është të kemi një konflikt të ngrirë, sepse një ditë dikush mund ta zhbëjë atë”, ka thënë Vuçiç për AFP.

Tutje, ai është deklaruar se ideja e ndarjes së Kosovës sipas vendeve perëndimore është zgjidhja më e keqe.

“Po e dëgjoj Perëndimin duke thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e keqe sepse do të hapte kutinë e Pandorës, por vendet perëndimore hapën kutinë e Pandorës 10 vjet më parë duke e njohur Kosovën si një shtet të pavarur”, ka deklaruar në dund presidenti serb. /express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *