• |
ide | kryesore

Alket Rizait i shtohet dënimi me 26 muaj të tjerë, iu gjeten dy thika në qeli

Lajme, Të fundit



I burgosuri më i famshëm shqiptar në Greqi, Alket Rizai, ka zënë vend sërish në lajmet e ditës, pas përfundimit të gjyqit që e ka dënuar me 26 muaj të tjerë burg. Dënimi i radhës iu Rizajt për një ngjarje të vitit të kaluar, ku i ishin gjetur në qeli dy thika.

Gjatë zhvillimit të gjyqit në Lamia nën masa të rrepta sigurie, Alket Rizai ka pyetur nëse organi i akuzës disponon fotografi që të provojnë ekzistencën e atyre thikave. Kryetari i trupit gjykues i ka thënë se “jeni këtu për t’u përgjigjur e jo për të bërë pyetje”.

Pasoi një debat i ashpër dhe seanca u ndërpre për disa çaste. Kur u shqiptua dënimi, Alket Rizai lëshoi një lumë sharjesh të rënda ndaj trupit gjykues. Por menjëherë, ai u nxor nga salla e gjyqit dhe i shoqëruar nga forca të shumta të shumta policore u rikthye në burgon Domokos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *