• |
ide | kryesore

‘Arkitekti i Ramës’, Marco Casamonti dënohet për mosraportim të ardhurash nga Gjykata Financiare e Italisë

Lajme, Të fundit



Marco Casamonti, arkitekti i stadiumin “Arena Kombëtare” dhe i Sheshit Veliera në Durrës,  është dënuar në Itali në nëntor 2017 për mashtrim financiar të qëllimshëm ndaj Universitetit të Gjenovës.

Casamonti akuzohet për ushtrim të aktiviteti privat të paautorizuar nga Universitetit dhe mbi të gjitha në shkelje të ligjit. Sepse sipas ligjit italian, profesorët universitar nuk mund të zhvillojnë asnjë aktivitet profesional apo konsulence të jashtme pa dijeninë e Universitetit.

Gjykata Financiare e Ligurias ka vendosur se Arkitekti Casamonti duhet t’i paguaj Universitetit të Gjenovës 689 mijë euro — vlerë e barazvlefshme me të ardhurat e përfituara nga viti 1999 deri në vitin 2006 të krijuara nga aktiviteti privat—si dëmshpërblim për dëmin financiar të shkaktuar.

Në vitin 2014, Gjykata e Gjenovës e dënoi Casamontin me një gjobë prej 160 mijë eurosh për të njëjtën akuzë duke parashkruar periudhën nga viti 1999 deri në vitin 2006 dhe duke e dënuar atë për periudhën 2007 deri në 2013.

Por prokuroria e apeloi vendimin sepse kërkonte 976 mijë euro dëmshpërblim dhe u shpreh se Casamonti ka kryer mashtrim të qëllimshëm, ndaj krimi në rastin e Casamontit nuk parashkrohet edhe pse veprimi i tij është kapur 11 vjet pasi ai ka kryer krimin.

Gjykata e Apelit vendosi rishqyrtimin e dosjes në gjykatën e shkallës së parë dhe në nëntor të 2017 gjykata vendosi se Casamonti duhet t’i paguaj 690 mijë euro dëmshpërblim universitetit.

Marco Casamonti, është dënuar edhe më parë në Itali për korrupsion, në ndërtimin e një objekti në qytetin e Firences.

Arkitekti Casamonti ka projektuar Sheshin Veliera në Durrës, stadiumin “Arena Kombëtare”, kullën e falimentuar “4EverGreen Tower” përballë Katedrales Ortodokse në Tiranë, si dhe kullën 24 katësheGarden Building përgjatë Rrugës së Kavajës, në vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit./ Exit.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *