• |
ide | kryesore

Basha kërkon dorëheqjen e Fatmir Xhafajt: 4 kërkesat për prokurorinë

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt për t’i hapur rrugë hetimeve nga prokuroria për aktivitetin e vëllait të tij në Shqipëri dhe mbrojtjen që i ka garantuar ai si Ministër i Brendshëm.

Gjatë një konference për mediat, Basha përsëriti akuzat se Fatmir Xhafaj ka mbrojtur të vëllain nga ekstradimi dhe ka lejuar vazhdimin e aktivitetit të tij kriminal, në trafikun e drogës nga Shqipëria.

“Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria” u shpreh Basha që pati 4 kërkesa për prokurorinë.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës” tha kreu i demokratëve, Lulzim Basha.



6 Comments

  1. V.0 milet,
    bash zhuljetka nuk ndihet
    per Koken e Meduzes si do bente cdo shef Opozite…
    Te ngulte ne hu surratin e KM te ministrit xhafa
    qe qemton mafioze per ministra te brendeshem
    – me vellezer mafioze si ai vete me ols & co. Pa permendur deputete, kryetare bashkish, shefa etj.
    te Narkoshtetit kampion ne mes te Europes qe po godet me shqelmin Mafioz Porten BE
    duke ulurire: ‘hapeni se j’u hodha ne ere!’

    S’e bo basha e bojne te TjEREt…

  2. Basha nuk mund ta sulmoj Ramen. Jane bashke ne kete sulm. Kane bere marreveshjen qe me 2021 te vij PD ne pushtet, dhe Rama te shijoj i qete pasurite e vendosura nga shitja e pikturave dhe shitja e librit Kurban, qe nga suksesi i madh (ne Paris sidomos), perkthehet ne disa 10 ra milion euro. Po rrogen te larte e ka patur si kryem dhe jeta vazhdon. Vjen rri Lulushi 8 vjet, pastaj lalushi eri e me rradhe. Populli si ajo putana, qe njehere ja hipen njeri , njehere tjetri. Keta o njerez jane bashke. Mos u zini per ta, se keta nuk jane per ju qe ziheni e cirreni. Mbrojne interesa te tjera. Nuk eshte Fatmir Xhafa e keqja e kesaj pune. Fatmir Xhafa eshte pengese per keto marreveshje dhe e sulmojne. Kjo eshte e verteta, le mos ta pranojne. Si komb si shoqeri duhet te mbeshtesim njerez te rinj, patriote, perfaqesues dinjitoze te shoqerise civile. Dhe Shqiperia ka, nuk eshte pa shprese. Drejton akoma shoku Gramoz!!! Eshte e tmerrshme ta mendosh.

  3. Ky idioti na i shkerdheu partin fare ne. O basha o i trash po ca ben o budalla se le nam as opozit nuk di te besh lere me pozit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *