• |
ide | kryesore

Eugent Bushpepa i pakënaqur me votat e Italisë, Artan Fuga: Paranojak, qesharak!

Paparazzi



Eugent Bushpepa është shprehur i lumtur me atë që ka arritur në Eurovizion, por ka pasur edhe pakënaqësi të vogla.

Mbi të gjitha ai është shprehur se është çuditur së tepërmi me vlerësimin e Italisë për këngën e tij.

“Çudia më e madhe në këtë mes ishte Italia. Menduam që duke pasur një përfaqësues nga vendi ynë, ata do të tregoheshin pak më zemërmirë me në”, ka thënë Eugenti, ndërsa ka deklaruar haptazi pakënaqësinë e tij ndaj gjykimit të jurisë italiane për këtë vit.

Ndërkohë, Artan Fuga, që kundërshtoi hapur këngën e Bushpepës, ka bërë një tjetër reagim, duke thënë se shqiptarët ia hedhin fajin Europës për dështimet e tyre.

“Nuk merr vendi i parë në ndonjë spektakël, sikurse ngremë në ajër pritshmëritë tona, pavarësisht meritave që kemi? Komplot anglo-amerikan, madje në bashkëpunim me qarqet sioniste, kundër Shqipërisë! Se cfarë lidhjeje kanë shijet e publikut europian me politikat e shteteve europiane një Zot e di!

Paranoja shkon drejt absurdit dhe bëhet qesharake! Drama merr përmasat e një komedie!

Morrëm jo aq pikë sa donim sepse publiku europian nuk na do, sepse shqiptarët nuk i duan, sepse fqinjët perëndimorë tregohen komplotistë ndaj Shqipërisë dhe kulturës të saj.

Mjafton të shohësh sa pikë morrën vende nordike apo të mirëfillta të krishtera, perëndimore, europiane, shumë më poshtë prestacionit shqiptar, për t’u bindur që çdo gjë mund të ketë, por jo antishqiptarizëm nga Europa”, shkruan Fuga në një analizë të gjatë më titullin “Paranoja e “komplotit” europiano-perëndimor kundër Shqipërisë”, në të cilin flitet dhe për politikën.



1 Comment

  1. Nigjoni fugen te gdhendeni, do thoni ju sa vite I ka bo rezil imperislistet…eh, fuga si ngjela, delirante b.lepires te perjetshem …
    Ene ate qe e kane te sakte s’e shijon dot, te mjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *