• |
ide | kryesore

Hajdarmataj nxjerr provat e reja: Si ndërhyri Tahiri në TIMS, për Moisi Habilajn

Lajme, Të fundit



Prokurori i Krimeve të Rënda, në cështjen “Tahiri” ka deklaruar sot se ka dyshime për ndërhyrje në sistemin TIMS, jo vetëm për lëvizjet e ish ministrit të Brendshëm, por edhe të personave të arretsuar në Itali, si është Moisi Habilaj.

“Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt”, tha Hajdarmataj.

Sipas tij, në TIMS, ka pasur ndërhyrje lidhur me hyrje-daljet jo vetëm të Tahirit, por edhe me personat e tjerë, si është rasti i Moisi Habilaj. Por për këtë do të jap shpjegime të mëvonshme dhe do të zbardhen në fund të hetimit”– tha ai.

Mësohet se këto ndërhyrje janë bërë në kohën që Tahiri ka qenë me skaf në Greqi dhe ai pësoi defekt, sipas prokurorit, Tahiri kërkoi ndihmën e një oficeri policie që erdhi së bashku me teknikun dhe Artan Habilajn, drejt Greqisë.

“Në kohën e kthimit, së bashku me skafin me defekt, nuk është regjistruar në portin e Sarandës që ka hyrë Artan Habilaj, me policin dhe mekanikun. Nga Saranda skafi është lënë në portin e Durresit.

Pas disa ditësh është paraqitur te moli, Moisi Habilaj, dhe të vetmit që i kanë bërë rezistencë kanë qenë punonjësit e molit, që i kanë thënë se nuk mund ta marrë pasi nuk ka dokument. Pavaresisht kesaj, Moisi Habilaj, e ka marrë skafin dhe ka shkuar në Brindizi për ta rregulluar” është shprehur prokurori.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *