• |
ide | kryesore

Pas masës së arrestit, policia shoqëron Tahirin për tek shtëpia e tij në Kodrën e Diellit

Lajme, Të fundit

Gjykata e Krimeve të Rënda e la në arrest shtëpie, ndërsa ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk e humbi qetësinë gjatë kontaktit me kamerat që e prisnin jashtë duke u shfaqur i buzëqeshur.


Tahiri u shoqërua në shtëpinë e tij tek “Kodra e Diellit” me makinën e policisë, me të cilën edhe erdhi. Gjatë largimit, jashtë gjykatës pati edhe mbështetës të tij që nuk nguruan ta përshëndesnin nga xhami i makinës.


Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë tre ditë më parë për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në seancën dy orëshe, ish-Ministri dhe avokati i tij Maks Haxhia nuk arritën të bindin gjyqtaren Liliana Baku për vendosjen e një mase më të lehtë sigurie.

Përballë tyre, dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj thanë se kjo masë sigurie është e domosdoshme pasi rrezikon prishja e provave. Seanca u zhvillua pa praninë e kamerave.

Pas vendimit avokati Maks Haxhia shprehu bindjen se ky vendim do të prishet nga Gjykata e Apelit ku do të ankimojnë, pasi sipas tij pretendimet e mbrojtjes janë të argumentuara në ligj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu