• |
ide | kryesore

Pas publikimit të këngës së re,Rita kërkon falje

Paparazzi, Slider



Vetëm pak ditë më parë, Rita Ora ka sjellë projektin e saj më të ri i cili titullohet “Girls” dhe është një bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX.

Por siç duket ajo nuk e ka pritur që kjo këngë do të ngjallë kaq shumë polemika dhe akuza. Fansat e kanë konsideruar si një himn për vajzat lesbike, duke bërë edhe që të ketë aludime për jetën e saj private. Disa të tjerë e kanë konsideruar si të dëmshme dhe e akuzuan për shfrytëzimin e biseksualitetit. Ndërsa, duke u bazuar tek teksti shumë vajza kanë shkruar se nuk është e nevojshme që të pish verë të kuqe vetëm për të puthur vajzat.

Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare e cila ka reaguar përmes një statusi në Twitter, ku ka shkruar gjatë dhe ka sqaruar gjithçka, duke e përshkruar këngën si një të vërtetë të sajën.

Rita shprehet keshtu:

“Përshëndetje të gjithëve ju që po e lexoni këtë. “Girls” është shkruar për të treguar të vërtetën time dhe është një përvojë shumë e vërtetë dhe e sinqertë e jetës sime. Unë kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë jetës sime dhe perspektiva e këngës është një përjetim përsonal.

Më vjen keq sepse ndoshta mënyra se si jam shprehur mund të ketë lënduar dikë, por nuk e kam bërë me qëllim ndaj askujt. Shpresoj që përmes artit tim t’i fuqizoj fansat e mi që të ndjehen krenarë për veten e tyre. Jam shumë me fat që fansat më kanë mësuar gjithmonë të dua veten, kështu siç jam. Unë kam bërë përpjekje që të jem gjithmonë kontribuese e komunitetit LGBTQ gjatë gjithë karrierës sime dhe gjithmonë do të jem. Ju dua, Rita”.- ka përfunduar këngëtarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *