• |
ide | kryesore

Prokurori i përmend përgjimin: Ke takuar pronarin e skafit për ta intimiduar, Tahiri: I kam kërkuar falje

Lajme, Të fundit

Dalin detaje të reja nga seanca e zhvilluar ditën e sotme për dhënien e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri. Avokati i Tahiri ka kërkuar që ta lënë të lirë ish-ministrin pasi nuk ka prova që vërtetojnë se klienti i tij është përfshirë në trafik droge.

Nga ana tjetër Tahiri është shfaqur ironik në sallën e gjyqit duke u shprehur se për të nuk ka ndryshim nëse ëhstë në burg apo në shtëpi. Po ashtu ai ka replikuar më gjyqtarët duke u thënë se të gjitha grupet kriminale në vend duhet t’ia faturojnë atij meqë qenka kaq i rrezikshëm.

Po ashtu, ish-ministri i ka akuzuar prokurorët se kanë abuzuar me faktet, duke shkruar gënjeshtra. Prokurorët kanë kërkuar që Tahiri të mos lirohet pasi dyshojnë që mund të intimidojë dëshmitarët e çështjes, duke përmendur këtu një takim të ministrit me Orgest Liperin, pronarin e skafit me të cilin ka udhëtuar drejt Greqisë.

Prokurori tha se Tahiri e ka takuar për ta intimiduar, duke treguar madje se ata kishin përgjuar takimin mes të dyve. Ata po ashtu ngulën këmbë se edhe ish-ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea nuk ka thënë të vërtetën. Por ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori.

Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”, – mësohet të ketë thënë në gjyq ish-ministri.

 

3 Comments

  1. ky maskara takkon deshmitaret per tibere presion ,prandaj ghykata duhet te vere si mase arrest nr burg se per ndryshe ai i prish te ghitha provat

  2. Tuk tak po vjen minuti proves 1. Te shohim sajme trimoshin a do I iki llama mrena thotë:

    Ky maks haxhia eshte tutori I den gines qe u ekzekutua ne makine te blinduar me antitank ( Banda e rr Kavajes), haxhia & sabri godo qelbesira, ky maks haxhia e percolli denin 23 vjecar ne varreze dhe I boni dreken luksoze te papame atehere te Postiqia,
    I boni dasmen !….
    Paret e denit I perlau rudina me edvin langaraqsin, thane.
    V. O
    Dy ish ministra mafioze qe bejne lojna debile!!
    AMA… qesh mire kush qesh ne fund, thojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu