• |
ide | kryesore

Si e çuam në Itali skafin e Saimir Tahirit bashkë me Moisi Habilajn

Lajme, Të fundit



Në dokumentin që Prokuroria e Krimeve të Rënda i paraqiti Gjykatës si prova të rëndësishme që duhet të mbanin Saimir Tahirin në masën e sigurisë “arrest me burg” ishte dhe dëshmia e dhënë nga punonjësi i policisë kuãtare Naim Brahimaj.

Në këtë pjesë të dytë të dëshmisë së Brahimajt, të cilën tvklan.al e publikon pasi ka siguruar dokumentin e prokurorisë, fliitet për udhëtimin drejt Brindizit në shtator të 2014 me Moisi Habilajn (i arrestuar në Itali) dhe Aurel Konakciun, për të rregulluar skafin të cilin mbante në përdorim Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.
Pjesë nga dëshmia e policit Naim Brahimaj

“Pas rreth një muaji, Aureli e mori në telefon dhe i kërkoi ta shoqëronte për në Itali, ku do të dërgonte skafin (e përmendur më sipër) në servis. Shkoi në Vlorë dhe takoi Aurelin dhe Moisi Habilajn, ndërsa skafi ndodhej në vendin ku e kishin lënë të ankoruar. Moisiu u kërkoi të shkruanin edhe emrin e tij, ndërsa shkoi në Kapiteneri dhe mori lejen e lundrimit. Udhëtuan të tre në drejtim të Italisë dhe mbërritën në Portin e Brindisit duke qenë Aureli kapiteni dhe ai motorist. Qëndruan disa ditë në Brindizi dhe tek skafi shkuan disa persona të cilët morën përsipër rregullimin e tij.

Gjatë ditëve të qëndrimit atje, shpenzimet u paguan nga Moisiu. U kthye së bashku me Aurelin me traget në Durrës, ndërsa Moisiu ishte larguar një ditë më parë. Disa ditë pas kthimit Aureli e mori në telefon dhe e njoftoi se duhej të shkonin në Itali për të marrë skafin, i cili nuk ishte rregulluar. Shkuan me traget nga Durrësi në Bari dhe më pas në Brindizi me tren. Të nesërmen morën skafin dhe u kthyen në Durrës. E nxorën skafin në tokë dhe e lanë atë pasi ishte i prishur. Shpenzimet e udhëtimit nuk arriti të mësojë se nga kush u paguan”.

Naim Brahimaj në vitin 2014 ka mbajtur detyrën e ndihmës specialistit të Forcës Speciale, shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”. Ai aktualisht është punonjës policie me detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës./tvklan.al



2 Comments

  1. u pu pu pu,edhe polici i ndihmon per te rregulluar skafin e saje qorrit dhe esht ende ne detyr.nen monstrash,krymbash e qelbesirash.

  2. hetimet nuk jane lloqe pazari,si ka mundesi te dalin hetimet ne gazete.ju per te inf. publikun nxirrni te gjithe dosjen e tahirit, se keshtu nuk po marim vesh kush genjen dhe kush thote te verteten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *