• |
ide | kryesore

Skafi që përdorte Saimir Tahiri, 30 000 Euro shpenzime për servisin

Lajme, Të fundit

Një nga dëshmitë e administruara në dosjen hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda është edhe ajo e Orges Liperit. Ky person figuron sipas prokurorisë si pronari i ligjshëm i skafit që ka përdorur për një kohë të gjatë Saimir Tahiri kur ishte ministër i Brendshëm, kryesisht gjatë pushimeve.


DEKLARATA E ORGES LIPERIT NE DOSJEN HETIMORE


“Sipas deklaruesit, mjetin lundrues “Auras” e bleu tek një shtetas italian me ndërmjetësinë e një miku të tij, Roni Shqopa. Blerja u bë në Durrës dhe në ditën kur dorëzoi lekët, mori mjetin lundrues që ndodhej në Portin e Durrësit dhe që ishte i pajisur me karel. Nuk i kujtohet të ketë përpiluar kontratë shitje në Shqipëri. Me procedurat e zhdoganimit dhe regjistrimit të mjetit të kryera në datë 06.08.2014, u mor agjencia doganore dhe për kryerjen e tyre me shpejtësi, ndikoi Roni Shqopa, i cili paraprakisht i kishte kërkuar që këtë mjet t’ia linte në përdorim Saimir Tahirit.

Nuk kujton të ketë përpiluar dokument për lënien në përdorim të mjetit dhe nuk tregoi interes për të. Mjetin nuk e përdori, por në ndonjë rast pagoi tarifë për lëvizjen me vinç. Gjithashtu, mjetit lundures në vitet 2015 dhe 2017 iu bë servis në Itali. Pagesat u kryen nëpërmjet llogarisë bankare në emrin e tij. Ishin shtetasit Boge Budini dhe Roni Shqopa, që e njoftuan për servisin e bërë dhe i sollën edhe faturat. Faturat iu paguan një servisi në Jug të Italisë dhe kishin vlerë 30 000 Euro.

Ndërsa nuk njihte shtetasit Artan dhe Moisi Habilaj, shtetasin Naim Brahimaj kishte mundur ta fiksonte si personin që merrej me mjetin lundrues të regjistruar në pronësinë e tij. Para disa muajsh (referuar ditës së dhënies së deklarimeve), pas njoftimit të Roni Shqopës për urdhërin që ndalonte qëndrimin e mjeteve lundruese në port, mjeti lundrues i tij u dërgua tek Resorti i Arben Likmetës.

Shtetasin Saimir Tahiri e takoi pas paraqitjes në prokurori, pra pas datës 26.04.2018. Takimi iu kërkua nëpërmjet Roni Shqopës. U takuam në Tiranë dhe në takim, krahas shokut të tij Elvin Kuraja ishte Saimiri dhe bashkëshortja e tij. Në takim, Saimiri i kërkoi ndjesë për shqetësimin që i ishte krijuar nga thirrja në prokurori”.

6 Comments

  1. Ndiq paratë…thonë… Tani sipas këtyre ku tipi ka blerë skaf…po nuk mban mend a ka nënshkruar kontratë dhe sapo e ka blerë skafin ja ka dhënë Saje Qorrit në përdorim ….kështu kot fare sa për ti bërë nder një shoku….skafi pastaj shkoi 2 herë në Itali për tu riparuar dhe u paguan 30mijë euro….kush i pagoi paratë se Saje Qorri nuk i justifikon me rrogën e tij. Kështu që Saja e ka hongër një here e mirë…gjykatësit po i shkarkojmë për 10-15mijë euro që nuk i justifikojnë….ky ka dhënë makinën e tij në përdorim trafikantëve dhe ka marrë nënpërdorim skaf. Ska më dyshime që më së paktu është i korruptuar.

  2. Ky I shkreti sa ka dhon emrin me qira,
    Hihihi ky blen skaf, s’di nga blerja gjo, s’e perdor po e merr ministri I cili ja jep habilajve qe I ka kushuri po s’i njef, ata paguajne 30 mije
    per r i p a. r i m…
    Makinen po keshtu ja shet po habilajve mafioze qe as I di as I ka xhan… Habiljt levizin me imunitet ministri ne Shqiperi, Greqi, Itali… Po ky min Brendshem nuk di gjo faare….

    Kuptoni ju qe s’ka prova faaare!!!!.

  3. ata po i thone ujku, Saje qorri bibes kerkon gjurmet. O gjykates plehra, futeni brenda boll e perkedhelet, dhe sekuestro dhe brekeve qe ka vesh

  4. Ky kot perpelitet.me ndryshimin e ambasdorit kinez ne korrik do ndryshoje njehere e mire dhe perkedhelja e amerikaneve ndaj qeverise rilindase dhe bemave te tyre.keta ia kaluan edhe saliut me keto nuk mbaj mend,nuk e dija.qorr,pendohu sa nuk eshte vone se do katandisesh si izet haxhia.me tha edi keshtu me tha ashtu.nejse,ti e di por e ke marre shume me sportivitet kete muhabet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu