• |
ide | kryesore

Tahiri mbetet në arrest shtëpie, prokurori përsërit kërkesën për ta futur në burg

Lajme, Të fundit



Rrëzohet kërkesa e Saimir Tahirit për të dalë nga arresti i shtëpisë. Ish ministri që akuzohet për trafik narkotikësh dhe shpërdorim detyre u largua nga gjykata me makinën e policisë për t’u mbyllur sërisht në shtëpi.

Avokati i tij Maks Haxhia tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të re për të mbajtur në arrest shtëpie ish ministrin, ndërsa ironizoi deklaratën e prokurorit se Tahiri duhet arrestuar pasi ae di një ditë para se kë do të marrë prokuroria në pyetje.

Të dyja palët do ta ankimojnë vendimin e gjykatës në apel, prokurori duke kërkuar futjen në burg të Tahirit, ndërsa avokati për ta liruar klientin e tij.



1 Comment

  1. Ja hodhi edhe sot qorri. Ishalla e cojne ne gjykate te larte qe ta kallin brenda dhe per mendimin tim ta cojne ne nje qeli me ata qe ndodhen ne burg per fatura dritash e per tregtim fruta perimesh pa license e tvsh. Aty do ta provoje sapunin ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *