• |
ide | kryesore

“Të dorëhiqet Xhafaj”, deputetët e opozitës të gjithë në Komisionin e Ekonomisë

Lajme, Të fundit



Opozita ka bllokuar edhe Komisionin e Ekonomisë duke kërkuar njëherazi dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm.

Kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho dhe deputetët e opozitës janë vendosur përballë mazhorancës në shenjë proteste; kreu i komisionit Erion Braçe ka tentuar të vendosë rregull dhe të shmangë aksionin e opozitës, por nuk ka mundur.

“Unë besoj se në detyrën e parë të këtij Komisioni që ne të fillojmë e të diskutojmë ashtu si në çdo Komision tjetër parlamentar për të atë që PD ka publikuar dhe opinioni publik po diskuton. Parlamenti i Shqipërisë nuk mund të ketë axhendë tjetër përveç dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sepse ky nuk është rast i izoluar. Ministria e Brendshme e përfshirë në trafikun e drogës është kthyer në sistem. Ikën një Ministër i Brendshëm, me një kupolë të tërë policie, të përfshirë drejtpërdrejt në trafik droge fakt i mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, vjen një ministër tjetër droge i cili drejton sot Ministrinë e Brendshme dhe që ka të njëjtën strukturë kriminale që kishte në pesë vitet e fundit. Ne si Komision Ekonomie ne na takon të diskutojmë për këtë çështje. Të diskutojmë edhe për ligjin e lojërave të fatit z.Braçe që u shtye në dy vite siç duket për të mbrojtur interesat kriminale që sot drejtojnë Ministrinë e Brendshme. Këtu anëtarët e majtë të këtij Komisioni, kanë ndihmuar drejtpërdrejt Agron Xhfajn, për të përfituar nga trafiku i lojërave të fatit. Komisioni i Ekonomisë duhet të kishte këtë në rend dite” u shpreh në komision Jorida Tabaku.

“Jam shumë i sigurtë që duhet të funksionojë shteti – tha Braçe, – dhe nuk është një parti politike që jep vendime. Deputeti vendosej të pushkatohej dhe pastaj ai pushkatohej vetë.”

“Lëre tani këtë muhabet”, qe reagimi i deputetëve të opozitës.

Braçe vazhdoi: “A ka mundësi të mbaroj unë?! Institucionet duhet të veprojnë.”

Pavarësisht dyndjes së të gjithë grupit parlamentar demokrat në sallën e Komisionit, Erjon Braçe nuk e ka ndërprerë mbledhjen dhe ka lejuar diskutimet e opozitës, duke u përpjekur për të respektuar rendin e ditës.



3 Comments

  1. Ne komisjonin e ekonomise i kerkojne keto gjera keta ???

    Nuk po marr vesh.. Xhafaj isthe minister i Ekonmise apo i Brendshem ?

  2. I takon bashes te veproje si Shef I Opozites dhe
    Jo si Qepallor debil.
    Cdo Shef I vertete Opozite
    do kerkonte procedim penal per ministrin xhafa dhe KM edvinrama.
    Dhe do lunte vithet te punonte.
    Eh milet, ky Qepalloroshi kujton se akoma eshte
    Vakti kur rrinte poshte FIKut gojehapur dhe nga lart I hidhnin fiq te pjekur mjalte…
    Pastaj merrte vrull
    uluriste eunukshe:
    diiiigjni, çaaaani !
    Dhe kthehej ja fuste gjumit me gerhime…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *