• |
ide | kryesore

Tentativa e përdhunimit të 13-vjeçares, babai: E gjetëm me duart dhe gojën lidhur

Lajme, Të fundit



Tre të rinj nga një fshat i Roskovecit rrëmbyen dhe tentuan të pëdhunonin një vajzë 13-vjeçare, fqinjë e njërit prej djemve. Të tre djemtë mësohet se e kishin lidhur vajzën, e çuan në një shtëpi të braktisur dy katëshe dhe aty i futën një leckë në gojë.

Në një moment, tre autorët e rrëmbimit kanë dëgjuar babain e vajzës që kërkonte të bijën dhe janë larguar me vrap nga shtëpia. 13 vjeçarja u gjet e traumatizuar.

“Mora vesh që nuk ishte çupa në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata. Çupën e gjeti gruaja atje poshtë. Ishte e lidhur, do ta përdhunonin, nuk ka kuptim, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrapë nga dritarja ishin tre. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja, këmbët jo. E kishin lidhur në fyt dhe i kishin futur një leckë në gojë. E gjeti gruaja, erdhi policia, na mori edhe ne me vete, e çuan në spital e vizituan të tëra me të ëmën” tregoi babai i vajzës.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *