• |
ide | kryesore

U dorëhoq para nisjes së Vettingut, Komisioneri Publik ankimon vendimin për ish-gjyqtaren

Lajme, Të fundit



Komisioneri Publik ankimon vendimin për pushimin e vettingut për Mirela Fanën, ish-anëtare e Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë që zonja Fana ka dhënë dorëheqjen në janar të vitit 2017, si anëtare e Gjykatës së Lartë.

Ankimimi i Komisionerit u regjistrua në Kolegjin e Apelimit ku u hodh shorti për trupën gjykuese të çështjes.

Njoftimi: 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.2/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Mirela Fana.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *