• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Ministria e Shëndetësisë gjobit me 200 mijë lekë mjekët, favorizon barnat e parimbursueshme

Lajme, Të fundit



Më hyrjen e vitit 2018 janë futur në listën e rimbursimin edhe një sërë barnash të reja. Ndërkohë që opozita i ka denoncuar këto lëvizje të qeverisë duke akuzuar ministrinë e shëndëtësisë për abuzime.

Nga ana tjetër, në lidhje me këtë çështjen, në redaksinë e Lapsi.al kanë ardhur informacione se ministria e shëndetësisë ka nisur një sulm ndaj mjekëve të shërbimit shëndetësor spital, duke gjobitur për recetat që lëshojnë. Sipas mjekëve kjo ndodh pasi po favorizohen disa barna në vend të disa të tjervë, me qëllim që të favorizohen barnat e parimbursueshme.

Mjekët u shprehën për Lapsin se ata janë bërë pre e gjobave të konsiderueshme që fillojnë nga 20 mijë lekë të rinj e sipër, para të cilat duhet t’i shlyejnë nga xhepat e tyre. Mjekët shtojnë se kjo situatë ka krijuar stres teksa shkruajnë recetat, si dje në kryerjen e detyrës së përditshme, duke u ndjerë të cënuar në ushtrimin e profesionit të tyre.

Kujtojmë se para pak ditësh farmacistët protestuan para kryeministrisë duke kërkuar zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.



5 Comments

  1. Kjo eshte nje genjeshter e madhe nuk mund te besohet se mjeket nuk lidhen me kompanite per perfitime personale.

  2. Keta jane hajdutet e pare keta mjeket se keta duan te mbushin xhepat dhe lidhen me kompanit po lerini mo keto genjeshtra se keta mhejet jane te ndyreee

  3. O rrota e larit qe komenton me 3 emra Aldi, Ledia dhe Selma! Po kaq kara i di shqiptaret qe te besojne nje komentues qe thote te njejten gje me 3 a me shume emra ne me pak se 15 minuta????? Te Mero Baze ke studiuar mor kar i plevitosur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *