• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, goditje nga Holanda për Shqipërinë: Jeni ende shumë larg…

Lajme, Të fundit



Gjermania dhe Franca s’e kanë thënë ende fjalën e tyre të fundit për hapjen e negociatave me BE-në, por me sa duket për Shqipërinë do të kthehet në pengesë Holanda. 

Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një perspektivë të anëtarësimit në BE.

Kështu raporton portali FD.

“Thuajse të gjitha partitë besojnë se Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova janë shumë larg,” thuhet në shkrim.

Kjo doli gjatë një debati parlamentar me kryeministrin Mark Rutte përpara Samitit të Sofjes.

Përveç Holandës, Francës dhe Gjermanisë, vende skeptike janë edhe Belgjika e Luksemburgu.

Deputetët holandezë thanë se Maqedonia e Shqipëria kanë probleme shumë të mëdha, veçanërisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Deputetët shtuan se BE duhet të mësojë nga gabimet e të shkuarës, për të mos bërë të njëjtën gjë si me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Vetëm një parti e vogël, D66, ishte pro hapjes së negociatave, por edhe ajo ishte kundër një anëtarësimi të shpejtë.

Megjithatë sipas tyre, çelja e negociatave do të bëjë të mundur që qeveritë e rajonit të respektojnë më shumë parimet demokratike.

Kurse PVV e ekstremit të djathtë tha se nuk bëhet fjalë fare për zgjerim me “Shqipërinë islamike”.

Kryeministri Rutte nga ana e tij tha se ai kërkon që vendet kandidate të plotësojnë strikt kushtet përpara se të ndërmerret ndonjë hap tjetër. Rutte i premtoi parlamentit që të ndalojë pranimin e përshpejtuar në axhendën e Samitit të Sofjes.



3 Comments

  1. Edhe po te mirren te gjithe te korruptuarit dhe trafikantet dhe te vriten me pushkatim te shpejt Holanda do e bllokoj Shqiperine dhe Kosoven. Ndoshta do te na dilnin 7000 kriminel te pushkatuar por Holanda do ta trajtonte njelloj si qeshtjen e Srebrenices. Nuk e dine shume vete ne Shqiperi por batalioni i ushtrise Holandeze eshte pergjegjes direkt per ate masaker te mbi 7000 civileve Boshnjake. Ndoshta arsye per kete qendrim Hjolandez eshte fakti qe te vraret e Srebrenices dhe Shqipetaret e kane te njejten fe.

  2. I lexova debatet tek ky portal.. dhe eshte e vertete qe gati te gjitha partite hollandeze jane kundra hapjes se nigociatave. Ata e arsyetojne kete kryesisht me gabimin qe beri europa duke futur Rumanine dhe Bullgarine pa kaperyer nje sere kushtesh dhe tani europa po vuan shume me keto vende si pasoje e mbylljes se syve ndaj plotsimit te kritereve nga keto dy vende.
    Pra shqiptare.. duhet te pergatiteni se kesaj rradhe vendet e veriut te europes nuk do te bejne te njejtin gabim se me Rumanine dhe Bullgarine, por do te na shikojne me lupe ne cdo aspekt. Me nje fjale ‘duhet ta meritojme’ ose si ie themi ne ne shqip ‘ NUK E MARRIM DOT PROVIMIN ME MIK’. Asnje nga vendet e ballkanit nuk i ploteson kushtet per te pakten 10 vitet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *