• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Pas skandalit të përgjimit, dorëzohet në Itali vëllai i Fatmir Xhafajt

Lajme, Të fundit



Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë një vendim të papritur, duke deklaruar se do i dorëzohet autoriteteve italiane. Xhafaj, i vendosur në qendër të akuzave së bashku me vëllain e tij ministër ka shpërndarë një letër publike ku thotë se ka vendosur të paraqite sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Ai thotë se e ka marrë këtë vendim edhe pse nuk ka patur asnjëherë asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse ai asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi. Agron Xhafaj, thotë se i detyrohet bashkëshortes dhe dy fëmijëve të cilëve iu është përkushtuar maksimalisht. Ai e pranon se ka habuar në rininë e tij.

LETRA E PLOTË
Drejtuar opinionit publik
Unë jam Agron Xhafaj.
Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.
Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.
Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitimin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Agron Xhafaj
Tiranë më 16 Maj 2018



10 Comments

  1. Kjo leter duket e shkruar nga dora vete Endri Fuga! Agroni jo vetem qe nuk lidh dot artikulime te ketij lloji, po ne çdo tre fjale, dy do i kishte me gabime drejtshkrimore.

    1. djali i thote vet burgut hapu ky do sintaks e gramatik..ky do iki do e bej burgun.po nese pergjimi del i manipuluar mjer salianji cdo heq brenda..pleh do behet..opozita ska kuptuar dicka,nuk mund te shaj xhafen e ramen e te bej moral me berishen e bashen..flas per opoziten reale jo per politiken e partit se ata duan te ruajn privilegjet e tyre ,po nese duhet alternativ ne shqiperi duhen figura te pakonsumuara ,jo te ricikluara..sa per te tjerat do te shohim cdo ndodh

  2. Nuk ka rendesi kish e ka shkruar. Rendesi ka permbajtja. Besoj se eshte pozitive per klimen e krijuar. Kuptohet qe opozita dhe Rama vete, duan koken e Fatmir Xhafes, por ne perpjekjen e saj eshte e sforcuar dhe e shtirur. E gjithe lufta behet, per te ruajtur statukuo , pra qe ketu te vazhdoj serisht te bejne ligjin kriminelet biznesmene, politikanet e perjetshem te pushtetit dhe oligarket qe po vendosin se kush do qeveris sa do qeveris, dhe kujt do ja lere pushtetin. Eshte fatkeqesi per kete popull te mbaj ne shpine kete cete grabitesish, te cilet bejne sikur zihen diten, dhe ndajne placken naten. Ne kete kontekst them qe reagimi i opozites, nuk ka moral, nuk perben kazus dhe eshte pak i besueshem. Sot pjesa e shendosh e kesaj shoqerie duhet ta mbeshtes min e brendshem, dhe mos bjerr preh e lojes se piset politike. Dhe reagimi i sotem i BE , ishte ne te njejten linje, duke e hedhur poshte pretendimin e PD qe Xhafa ka ndryshuar ligjin per interesa personale. Eshte qesharake per kedo, por kur flet dhe PD, eshte mire qe keta aktore politike te heshtin. Eshte jopozitive, por me sa duket LU dhe Vlautin e duan Shqiperine me shume se kjo klase politike e dekompozuar dhe qe nuk jep me asgje

  3. ore ky po don ta shpeton kokat e bandes edvin e olsi rama,pastaj kokat e dyta te bandes fatmir xhafa e gregor rama.pa mbrojtjen e tyre qenf geron a agron qe me koh do ta dorzonin .a nuk ishin po keta mut qenefi qe lan vllezrit frroka ,balilin ,drejtoret e policis te ikin pa gjurm,dhe u duhej belgjikes e hollandes ti burgosnin nga dy tre her keta kriminel.shif shif thot si i vellai kam gabuar me 25 vite,po a e dini u mut qenefi negjmije qe ka 17,18 e 19 vjeqar qe kan ber te njejten gje dhe dergjen burgjeve te evropes.kush mut stalini je ti qe nuk mban burg.

  4. Kjo eshte si ato -autokritikat-qe beheshin ne kohen e diktatorit-erdhjer- qe me nje te tille ju shpetoje organizatave te masave dhe keta me qe jane nga ajo pjelle kane bere kete autokritike qe ndoshta ju shmanget akuza.

  5. Shume e vonuar si leter por edhe veprim.Tani opozita dhe ato palo anal-iste por dhe politikane le te merren me tjeter gje.Ai video pergjim eshte bere ne menyre te kunderligjshem nga segmente te policise te lidhur me trafikun e hashashit ne Vlore.Ideatori eshte Tahiri qe i kercenoi te gjithe me pritni se nuk keni pare gje akoma.Ai ka ne arkivin e tij audio e video te tjera qe do ti perdore per shantazh si ne rastin konkret.Kot ishte Imsi Catcheri.Ai ka pas mundesi per te kryer kesi lloj punesh.Por ky audio pergjim nuk eshte vendosur ne dosje por mbahej fshehur nga Tahiri per te diskretituar Xhafaj Fatmir.Sot qe i vellai u vetedorezua ne policine Italiane cdo te thone prap.Ne audio pergjimin nuk implikohej gje i vellai.Bile ne shume raste ai permendte se po ia sulmojne te vellane dhe te jete hera e pare dhe e fundit mos me bjer ne qafe.S’ka me asnje pengese qe furtuna e nisur te perfundoje dhe pas hekurave te shohim te gjithe me rradhe. Tahiri i ka pergjuar te gjithe prandaj kur e pa se e leshuan ai i kercenoi te parin Xhafen.

  6. ….ore po ky sikur ishte ne Vlore?!?!?!?!?!……pse eshte firmosur letra ne Tirane?!?!!??!?…..apo e kane shkrimin me te bukur keta te Rilindjes…??

  7. Po si nuk e kuptoni more të gjorë shqiptare që gjithë fajet i ka pasur shteti e drejtësia italiane .
    Agroni apo Gorani, apo çfardo pseudonimi që ka vëllai i Fatmirit, ka 10 vjet që ju kërkon me këmbëngulje shtetit e drejtësisë italiane që të vijë në Itali e të hyjë me qejf për të bërë nja 7 vjet burg, e italianët ja refuzonin.
    Italianët jo e jo
    Nuk ta japim vizën për në burg , naaaaa ta bësh dhëmbin, i thoshin.,
    Vëllai po vëlla.
    Kur e pa Fatmiri se puna e Gonit mori të krisur edhe për ate si ministër, me ndihmën e partisë ndërhyri në shtetin e Italisë e më në fund u gjet një vend në burgjet italiane edhe për Agronin që kishte 15 vjet që kishte kërkuar të shkonte.
    Sigurisht që me këto lëvizje, do të dalin “të fituar” edhe Rama, edhe Xhafë ministri , edhe Xhafë trafikanti.
    Rama nuk do të jetë tani “i detyruar” që ta “shesë” edhe Xhafën si Tahirin, Xhafa del i larë e nuk jep dorheqjen, e Xhafa i vogël meqë “i penduar” po shkon “vetë” me avion special për të bërë burg në Itali, nga 7 vite mund ti ulet dënimi në dy vjet.
    Po të mos kishte shkuar “vetë me dëshire” në burg në Itali, do të hante nga drejtësia shqiptare edhe disa vite të tjera burg meqë nga përgjimi rezulton se e vazhdon “gabimin e rinisë”. E meqë në Itali dënimin me 7 vite e dy muaj e ka marë nga Gjykata më e lartë, e këtij dënimi edhe pas 30 vitesh nuk do ti shpëtonte dot, më mirë që të bëjë atje nja dy vjet burg, e kur të kthehet në Shqipëri, do të harohet edhe përgjimi.

  8. KURBANET E bastardit dhe kopaarit RAMA.mut hajm e ruqin dhe edvinin mbajm thon i pa emer e gjallesa nji qelizore si balla,majko,vasilika pisi etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *