• |
ide | kryesore

Rama nuk e lëshon Fatmir Xhafajn: Audio-përgjimi nuk është autentik!

Lajme, Të fundit



Për Edi Ramën, deri tani Fatmir Xhafaj nuk duhet të përgjigjet, as ligjërisht dhe as moralisht për skandalin që denoncoi opozita ku përfshihet dënimi i të vëllait të tij në Itali, neni F i ligjit 491 dhe përgjimi audio që ka publikuar Partia Demokratike.

“Akuzat nuk vijnë nga organet e drejtësisë, por as mund të neglizhohen, si shumë e për lumë, por as mund të lihen me sqarimet e radhës, se në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret që dikush duhet të përgjigjet jo me fjalë por me burg. Pse sot që flasim Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, as moralisht”– tha Rama.

Kryeministri gjithsesi tha se kishte bërë kërkimet e tij dhe kishte kërkuan analizimin e përgjimit të Partisë Demokratike dhe nga të dhënat që kishte siguruar, rezultonte se përgjimi ishte fals. Megjithatë në rast të kundërt, tha Rama, nëse prokuroria del me një rezultat të ndryshëm, atëherë “ne s’jemi njësoj si ata”.

“Qoftë përgjigjia që kam marrë nga analiza shkencore të materialit audio, qoftë informacionet e grumbulluara nga burimet më lart, prej të cilave nuk kanë asnjë indicie të vëllait të Ministrit të Brendshëm nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive, se ne nuk jemi si ata, që do të thotë se më mjaftojnë mua si kryeministër për të krijuar bindjen se Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente nevojën për një hetim shterues të prokurorisë, sepse mua më takon vendimi politik, por jo ai ligjor dhe penal. Prandaj e përsëris me forcë kërkesën e bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar në adresë të prokurorisë dhe dua të ndaj me publikun bindjen se kjo është një sfidë e madhe. Në këtë sfidë prokuroria dhe gjykata duhet t’u japin shqiptarëve provën, ose të provojnë autenticitetin e përgjimit, ose askush nuk mund të luajë qensh me këtë vend. Në rast se del se ministri dhe vëllai i tij del se s’kanë asgjë për të paguar, se në rast se del e kundërta ne s’jemi njësoj si ata, kush e organizoi këtë lojë përmes një mashtrimi të tillë publik, për të goditur Shqipërinë duhet të paguajë, përmes ligjeve që përcaktojnë dënimin me burg”. 

 

 



9 Comments

  1. Xhafen nuk e mban Rama. Ne keto momente Rama nuk mban dot veten e vet. Por nuk kishte zgjidhje tjeter. Kjo fushata e PD , ishte gallate e madhe. Opozite e lodhur e lexuar. Nuk ben dot opoziten nje i pasur!

  2. qe te provohet e verteta duhet te dergohej ne laborator dhe agron xhafa apo zeri i tij i regjiatruar. pallavra

  3. O edvin e ke marre shume perpjete me talljen ndaj popullit dhe njerezve te mire te ketij vendi.kujdes se do te zene hakat e fukarenjve dhe do ti paguaje gjynahet zahoja i vogel.mblidh mendjen dhe behu njere burre se ngele tere jeten kurve.

  4. Lexojini budalliqet qe shkruhen me siper! Per me teper pa emra! Sa per kte budallain e gjate, po te ishte Shqiperia democracy normale, ky duhet t’a conte vendin ne zgjedhje te parakohshme! Gjasat jane te hyj Maqedonia ne negaciata! Do jete turp per Shqiperine!

  5. Rama nga bashkepunetoret e tij, Xhafen ka me seriozin, se te tjeret ke te lesh e ke te zesh. Njeri me ordiner se tjetri. Nese nuk mban dot dhe xhafen, duhet te iki vete urgjentisht. Gjithe kriminelet jane bere kliente te pushtetit.

  6. Nqs vllai ka ber nonji gjo le te paguaj. Edhe Xhafa ka pergjegjesi qe ka mbyll nje sy. Po te te akuzoj Sali gerdec-97 bashk me Bash 21-janarin, ky eshte kulmi. Le me te flas Mona kur presidenti qe eshte edhe shefi i keshillit te lart te drejtesis eshte kapur me ze e me figur dhe e kan par gjith shqiptaret. ta gezojm presidentin (qe fundja me votat e Rames eshte zgjedhur). Puna eshte se vllai i Xhafes u dorezua. po keta bajgat e tjera kur do paguajn per cfar u kan ber ketij populli. ai opozitari-antishqiptari sla kanceleri te europes pa peshtyr per shqiperin. si gjithmon, ne kemi e keqja e vetes. i zent mallkimi i popullit si klas politike. ska burg qe te nxej gjith keta bajga politikan dhe bemat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *