• |
ide | kryesore

“Shtëpia e Bardhë shpreson ende për takimin Trump – Kim Jong un”

Planet



Pavarësisht kërcënimit të Penianit se do të anulojë takimin historik mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, Shtëpia e Bardhë njoftoi se “ka ende shpresë” që ky samit të zhvillohet.
“Ne ende kemi shpresë që takimi do të mbahet dhe ne do të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.
“Presidenti është i gatshëm nëse ky takim mbahet. Nëse jo, ne do të vazhdojmë me presion maksimal, siç ka qenë deri më tani”, shtoi Sanders.
Këto komente, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë i ka bërë pasi Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulonte takimin me Trumpin, për shkak të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Takimi mes Trumpit dhe Kimit është planifikuar që të mbahet më 12 qershor në Singapor.



1 Comment

  1. xhuxhi aziatik psikologjikisht duket . skeptik ndaj takimit me ulleheqesin malleshtore doland trump.keshtu qe per tipin e tije nuk shoh ndonje takim vecse nje angazhim te vecuar ne rrugen e tije ,ky xhuxh ju perngjan egersirave te trembura qe zbutja ekujlibri ju vjen vetem me butesi, qetesi mundesi koh kuptimi vlersimi dhe mirkuptimi ne marrveshje,menyre perqasje ,ka nje shprehje profetike ,me butesi edhe gjarperin e nxjerr nga strofulla ku eshte futur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *