Atletico Madrid triumfon 3-0 në finalen e Europa League të luajtur në Lion. Ishte Griezmann që zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të pas një gafe të skuadrës franceze. Pas golit, gjërat u vështirësuan për Dimitry Payet që la lojën i dëmtuar.
Pjesa e dytë foli e tëra për madrilenët. Sërish sulmuesi francez Griezman, që me gjasë sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Barcelonës, ka shënuar një supergol në minutën e 49-të. Kur ndeshja po përfundonte Gabi shënoi një gol të bukur në minutën e 89-të.
Atletico e mbyll këtë sezon me këtë trofe ndërsa mban vendin e dytë në La Liga. Marseille duhet të fitojë në ndeshjen e fundit në Ligue 1 në Francë duke shpresuar në ndonjë dështim të Monaco apo Lyon që të kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm. ©LAPSI.al