• |
ide | kryesore

Vuçiç: Kam marrë një plan nga Perëndimi për Kosovën

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
B92 raporton se kjo është hera e parë që Vuçiq e ka thënë këtë publikisht – pas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja”, tha Vuçiq.

“Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.



1 Comment

  1. erdhi koha qe popujt sllav te pranojne qe u be nje gabim historik qe duhet pranuar ,rregulluar me drejtesi hak duke vene te drejtat e shqiptareve ne vend dhe duke u larguar nga padrejtesia duke mos kerkuar grabitjen e fatit tjetrit por as urryer fatin e tjetrit,,vetem kjo eshte pjesa e mbetur per tu plotetesuar per paqen ne ballkan ,nese serbia zgjat doren ne korrupsion drejt interesave interesat eklipsojne nje moment mbajtjen ne koncesion te popujve sllav tek shqiptaret per nje shekull per cdemtimeyt historike qe shqiptareve u kan sjellur,sido qe te luhet shahu lojen e fitojne shqiptaret edhe per shkakun se vetingu ne shqiperi po pastron agjenturat skllave ne mezin ton ,i fituar ne kete mes del vetem i drejti urti pasterti sakti, e ftoj vucicin dhe shum ballkanas si ky ,te zene mend sa nuk kan kapitulluar totalisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *