• |
ide | kryesore

Basha: Dëshmitari X nën terror nga policia, Arta Marku kamikaze!

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha denoncoi në parlament terrorin dhe presionet ndaj dëshmitarit x që shfaqet duke biseduar me Agron Xhafajn në audio-përgjimin që publikoi opozita.

“Prej 72 orësh dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm nga abndat dhe nën terror nga policia e Fatmir Xhafajt. E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe vetë dëshmitarit. Operacion policor për ta bënë nën terror dëshmitarin. Nga e dinë policia dhe fatmir Xhafaj se kush është dëshmitari X? Nga e dinë? Por kamikazet Marku dhe Prela nuk veprojnë se për këtë punë janë aty. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë emëruar kamekazet e tyre në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në krye të Policisë së Shtetit” u shpreh Basha.

Fatmir Xhafaj dhe Partia Socialiste e kanë mohuar audio-përgjimin që publikoi Partia Demokratike. Sipas kryeministrit Rama është bërë analiza shkencore dhe ka dalë se përgjimi ishte i sajuar. Për këtë janë dërguar në prokurori dy deputetët dhe këshilltari i PD që dolën në konferencën për mediat duke e bërë publik përgjimin.

https://www.youtube.com/watch?v=kYShXmpicpY



3 Comments

    1. Te pam sa te vlente lekura edhe ty o bashe po leri kto budalleqe se nuk te shkojn me po bej opozit si duhet ose cohu ik nga aty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *