• |
ide | kryesore

Basha pyet Ramën në Kuvend: Ku ia bëre ekspertizën audipërgjimit, në Surrel?

Lajme, Të fundit



Në vijim të debatit në lidhje me audiopërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vëllezërit Xhafaj i janë vënë pas dëshmitarit X. Në fjalën e tij në Kuvend, lideri demokrat bëri dhe ironi me kryeministrin Edi Rama duke i thënë se audiopërgjimin ia ka bërë ekspertizën në Surrel.

Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje? Policia duhet ta kishte arrestuar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin. Por policia ka marrë tjetër udhër nga vëllezërit Xhafaj. Dëshmitari X prej 72 orësh është nën kërcënimin e Xhafajt. Xhafaj është vënë pas dëshmitarit dhe familjes së tij. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin, në një vend normal sigurisht. Kanë bërë terror policor, operacion të gjerë në të gjithë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij. Pse i janë vënë mbrapa dëshmitarit X nëse thonë që audiopërgjimi është i rremë. Nga e dinë policia e Xhafës, nga e dinë këta. Nëse s’do ishte i vërtetë sic pretendon Edi Rama? Do mbash përgjegjësi për këtë deklaratë në prokurori. Nëse s’do ishte e vërtetë sic deklaroi krye, që ekspertizë me siguri e ka bërë në Surrel pse i është vënë prapa dëshmitarit X, dhe nga e dinë policia e Xhafës se kush është dëshmitari X në audiopërgjimin që është i manipuluar”, – tha Basha.



2 Comments

  1. i pa emer shko rregullo qenefin e heqi ca krymba te vegjel se tash do vij ne qenef kryekrymbi,shizofreni e bastardi i metes edvin qelbesir rama,e pat i kerkoi bllokun ,i tha hajn me ze dhe figur por me nje ngjal mete e pall moniku e beri president.per qfare e beri dhjerja e stalinit rama ter at 21 janar e muti everit tahiri.per te shitur kokain.

  2. Konspiracion konspiracion konspiracion konspiracion konspiracion,,,konspiracion . Nje here te vetme nuk punuat per kete popull or ndyresira . Na zbardhuat mjekrren pa na dale qimet or funderrina politikane . O dilni hashiqare ose zhdukuni te gjithe pa perjashtim funderina , tiktaku po ju afrohet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *