• |
ide | kryesore

Dëshmia e Albert Veliut: Punoja me vëllain e Fatmir Xhafajt, por kur rashë në burg s’më solli një cigare

Lajme, Të fundit



Një shtetas i quajtur Albert Deliu, i cili sipas PD-së është personi i etiketuar si dëshmitari X në audipërgjimin e publikuar nga PD-ja, ka folur sot në një video dëshmi, e cila është shfaqur në selinë e PD pak minuta më parë.

Bëhet fjalë për një dëshmi, ku 51-vjeçari tregon me detaje të gjithë punën, në det siç thotë, aty ku trafikonte kanabis dhe kokainë. Ai thotë se ka qenë pjesë e grupit të Agron Xhafajt, por kur ra në burg në Peskara, ai e harroi.

U kapa në Peskara. Kur rashë brenda në burg s’më solli asnjë paketë cigare, as një copë letër, se ishim shokë. Kur erdha në Shqipëri e takova, më ofroi një punë për djalin, në 2016, për djalin që është 22 vjeç. Punoi kamerier 6 muaj por se përballoi dot dhe e hoqën. Para 5 muajsh i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte në Itali, hashash për ta çuar në Itali. Më prezantoi me Ermalin. Ia kërkova se isha keq ekonomikisht. E vura në provë se sa korrekt ishte. I kërkova këtë nder dhe nuk doja të vazhdoja këtë provë biznesi, doja ta provoja. Kur rashë në burg, s’më erdhi të më sjellë një paketë. Ai është biznesmen, komandon Vlorën. ka biznese, atë punë ka bërë tërë kohës, me hashash” – tha Veliu.



6 Comments

    1. Ky njeher thot e provokova njeher thot e kisha seriozisht te pakten pergatiteni para se te dali se ja ben mu.

  1. Hahahaha po ca me kte personazhin me kapele letra bixhozi do e shpetojm saliun nga reforma ne drejtesi kto
    Ai edvini me verte eshte qesharak po kto jan tirana tv fare qeshin me zhurmen e pordhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *