• |
ide | kryesore

E rrallë/ Partia Socialiste braktis parlamentin, opozita e pret në sallë

Lajme, Të fundit



Mundësia që i ka dhënë Facebook për të transmetuar live atë që ndodh në parlament, ka krijuar një situatë anormale në parlament. Pasi Gramoz Ruçi i preu fjalën Lulzim Bashës, të gjitha televizionet kaluan në transmetim live nga profili i PD në rrjetet sociale.

Por ndryshe nga sa është parë deri më sot, kur bojkoti i opozitës lë sallën e parlamentit gjysëm bosh në anën e pakicës, kësaj radhe karriget bosh ishin në anën e opozitës. Deputetët e Partisë Socialiste dolën të gjithë jashtë gjatë 5 minutave pushim që dha Gramoz Ruçi, ndërsa Basha vazhdoi me denoncimin e skandalit të vëllezërve Xhafaj. Në fund të fjalës së tij, në sallë kishin mbetur vetëm deputetët e opozitës. Mazhoranca dhe qeveria kishin bojkotuar “seancën”.

“E sotmja do të nxjerrë në orët në vijim strukturën mafioze të shtetit të Edi Ramës. E shpëtuan Agron Xhafajn nga ndjekja penale dhe duket sikur shkoi i penduar në Itali, por po të kishte qenë kështu Agron Xhafaj do të shkonte vetë kohë më parë. Vizat i hoqëm në 2012 dhe Agron Xhafaj nuk mund të gënjejë. Ishte Fatmir Xhafaj që mbronte Agron Xhafajn, por tani është Agron Xhafaj që mbronte Fatmir Xhafajn. Veprimet e kamikazes Arta Marku dhe Donika Prela janë skandaloze. Pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikaze Marku-Prela? Ashtu si Agron Xhafaj emëroi drejtuesit e policisë nga Ardi Veliu e poshtë, ashtu edhe Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj ka emëruar strukturën drejtuese të prokurorisë, nga Arta Marku” ishin fjalët e Lulzim Bashës që boshatisën gjysmën e parlamentit.



2 Comments

    1. i pa emer kur ke koken ne mut mu ne qenefin negjmije ku ke lindur ti,rama,xhafa,balla,ruqi etj nuk kupton as mutin qe po han se kujton se mjat esht.a nuk tha dje gerom a agron edvin rama se nuk kishte viz te mbrohej.ai kishte te drejt te shkonte ne itali .ose nuk apeloi vendimin ne strasburg ne gjykaten e te drejtave te njeriut.kush e ndali luli,berisha.para ka pas mjaft per te deshmuar se mund te flinte ne hotele edhe me pes yje e lere ne hostela etj.ik pirdhuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *