• |
ide | kryesore

Lubonja për rastin Xhafaj/ Pse Rama gënjen gjithnjë e më trashë

Kryesore, Lajme
lubonja-rama1.jpg



Pas publikimit nga opozita të vendimit të dënimit në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Xhafaj, pastaj të një dokumenti që sipas saj provon se maxhoranca në mënyrë të njëanshme e gati të fshehtë ka ndryshuar një nen të Kodit Penal, që pengon ekstradimin e vëllait të ministrit, si dhe të një audioje që provon se vëllai i ministrit vazhdon ende të ruajë lidhjet me krimin, Edi Rama doli më në fund, me një qëndrim ndaj gjithë këtyre akuzave.

Kryefjala e qëndrimit të tij ishte se kemi të bëjmë me akuza të montuara nga ana e opozitës, e cila po punon kundër interesit të shqiptarëve, duke i quajtur eksponentët e saj “vulëhumbur pa atdhe” dhe duke u shprehur se kjo “maskaradë destabilizuese meriton përgjigje të qartë edhe në rrafshin e ndëshkimit penal”. Për sa i përket audios, që është pika më e nxehtë e denoncimit, Rama tha se, për të marrë vendimin e tij politik, e ka çuar atë në një laborator ndërkombëtar për t’i bërë ekspertizë, ku është provuar se ajo është e rreme. Tani, sipas tij, i mbetet Prokurorisë që të vërë vulën që është kështu dhe atëhere shpifësit duhet të shkojnë në burg.

Ky deklarim i fundit rreth audios është tejet i rëndë dhe tejet i rrezikshëm. Kryeministri thotë se e paska një ekspertizë, por pa na thënë se cili është laboratori që e ka bërë dhe çfarë kredibiliteti ka ky laborator. Sepse kjo na kujton një histori të mëhershme, kur Kryeprokurorja Ina Rama kërkonte nga laboratorët e huaj të SHBA të bënin ekspertizën e plumbave të 21 janarit, sepse nuk kishin besim tek ekspertët e brendshëm që ishin nën kontrollin e ish-Kryeministrit Berisha, sepse ata vareshin nga Ministria e Brendshme. Por atëherë, kërkesa u bë publike të paktën dhe u desh një kohë të vijë përgjigja. Pyetja që ngrihen në këtë rast është: çfarë qenka ky laborator që i sillka përgjigjet brenda natës, sikur të punoka nën urdhrat e Ramës? A mund të provohet autenticiteti i audios në kushtet e këtij presioni të fortë nga ana e pushtetit, ndërkohë që edhe ministri i Brendshëm nuk jep dorëheqjen? A mos kemi të bëjmë me një nga gënjeshtrat e manipulimet e radhës të Ramës, të cilat duhet t’i provojë Prokuroria e kapur si të vërteta?

Kur ngre pyetjen se cila është më e besueshme, vërtetësia e audios apo vërtetësia e laboratorit të Ramës, e kam të vështirë të mos mendoj se më shumë gjasa ka që të kemi të bëjmë me një nga gënjeshtrat e radhës së Ramës. E them këtë, duke pasur parasysh shumë përgënjeshtrime që ka bërë Rama me të njëjtën forcë fjalësh kur avionët e drogës i kthente në dezinfektues mushkonjash dhe tallej me opozitën, apo rastin Zagani, për të cilin mobilizuan edhe Prokurorinë që ta fusnin në burg si shpifës, ndërkohë që doli se ai thoshte të vërtetën për Tahirin dhe lidhjet e tij me trafikantët. Por e them këtë, edhe pse kohët e fundit Ramës po i del thuajse përditë nevoja për të gënjyer gjithnjë e më trashë, kombinuar kjo me nevojën për të akuzuar gjithnjë e më trashë të tjerët si gënjeshtarë dhe shpifës. Vetëm dy ditë më parë, kur doli skandali i vendimit të vëllait të Xhafajt, ai deklaroi në Torino që protestuesit atje gënjenin sepse vëllai i ministrit ishte në burg tashmë. Le të kujtojmë edhe akuzat ndaj deputetëve gjermanë, të cilëve u tha me plot gojën “gënjeshtër, gënjeshtër”, për gjëra për të cilat ata ishin shumë mirë të informuar. Dhe gjithmonë motivi i gënjeshtarëve lidhet me vullnetin e tyre të keq dhe armiqësor për të prishur imazhin e Shqipërisë. Ky është qëndrimi edhe kësaj here: akuzë totale ndaj të tjerëve, mbrojtje totale ndaj vetes, pa pranuar asnjë përgjegjësi, as politike, as morale, pale ligjore.

Cili është thelbi i këtij qëndrimi të Ramës, që po trillon përditë gënjeshtra lehtësisht të vërtetueshme si të tilla, por edhe po na fut në një qorrsokak të rrezikshëm sepse po heq çdo mundësi dialogu dhe korrigjimi të punëve të mbrapshta? Gjykoj se në thelb kemi të bëjmë me kriza që vijnë nga rëndimi i sëmundjes së tij psikike, që po manifestohet gjithnjë e më rëndë si kriza politike e vendimmarrjeve të tij të mbrapshta dhe anasjelltas.

Them kriza psikike pasi, sipas studiuesve që merren me sëmundjen e çrregullimeve të narcizizmit pervers që ka Rama, personi që e gjen të keqen gjithnjë te të tjerët, që i akuzon ata se vetëm gënjejnë kur thonë ndonjë gjë kundër tij apo punëve të tij, është në një hall të madh psikologjik. Sipas këtyre studiuesve, narcizizmi pervers, si sëmundje, manifestohet në formën e krijimit nga i sëmuri të një imazhi të rremë të vetvetes, të një “uni glorioz” – si nevojë vetëmbrojtjeje psikologjike ndaj dobësive dhe pasigurive që ka thellë vetes – dhe problemi i problemeve të tij është se ai lufton ta mbajnë në këmbë me çdo çmim këtë imazh, edhe duke gënjyer, intriguar, mashtruar, manipuluar, pasi rënia e këtij imazhi i shkakton një rënie të padurueshme psikologjike. Ndërkaq, problemi ynë është se këto kriza të imazhit të Ramës po bëhen gjithnjë e më shumë kriza politike të imazhit të Shqipërisë dhe anasjelltas. Duke qenë Kryeministër i vendit, imazhi i rremë i vetvetes që ka ngritur Rama identifikohet gjithnjë e më shumë me imazhin e rremë të Shqipërisë që propagandon se ka ndërtuar. Ai kërkon ta mbajë në këmbë me çdo kusht këtë Shqipëri të rreme, sepse kështu mban në këmbë imazhin e rremë të vetvetes. Kush cënon këtë imazh, kërcënon një rënie të dyfishtë të Edi Ramës, psikologjike, por edhe politike, sepse këto të dyja janë bërë tashmë dy anë të së njëjtës medalje – po të kesh parasysh se për të mbajtur në këmbë imazhin e rremë të vetvetes, i duhet medoemos pushteti politik që mbahet në këmbë nga imazhi i rremë i Shqipërisë.

Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, që duhet eliminuar sa nuk është vonë (në fakt ka kohë që është vonë), për dy arsye kryesore: së pari, pasi përdorimi i mjeteve të tilla si njerëzit dhe paratë e drogës dhe të krimit, propaganda në vend të punës, gënjeshtra në vend të së vërtetës do të intensifikohen për të mbajtur në këmbë imazhin e një Shqipërie të rreme, me pasojat që merren me mend; së dyti, pasi kushdo që do të kërkojë ta denoncojë e të thotë të vërtetat e kësaj Shqipërie të rreme, do të ndeshet gjithnjë e më shumë me akuzat të egra kërcënuese dhe frikësuese si ato që lëshoi Kryeministri ditën e mërkurë kur paralajmëroi se “vulëhumburit pa atdhe”, që s’po lenë gur për të prishur imazhin e Shqipërisë, do të përgjigjen së shpejti para drejtësisë (së tij)./ Panorama

Mallkimi i Rilindjes mbi Fatmir Xhafën

 



21 Comments

  1. Si gjithmone i sakte dhe i besueshem Lubonja. Qe Rama eshte psikopat kronik dhe skizofren, eshte dicka qe duket. Levizjet, zgurdullimi i syve, rrotullimi i tyre, gjestet e pakontrolluara, djersitja tregojne shume per kete. Por duhet te theksojme qe kemi nje kryeminister qe e ka situaten jashte kontrollit. Merret gjithnje e me pak me punet e ketij shteti, mban lidhjet me boten e erret te krimit dhe biznesit. Arkitekt i skemave te mashtrimit financiar, armik i investimeve te huaja serioze, arrogant, fodull, frikacak i perdorshem nga grupet e strukturuara te krimit te organizuar. Ka ndertuar nje administrate , ku drejtuesit e saj ( drejtuesit e institucioneve kryesore) jane leshuar si ujqer per te grabitur e plackitur pronen publike. Ben karriere dhe qendron ne detyre, ai qe i dergon me shume leke shefit te vet. Ketij kryeministri i ka ardhur fundi. Tani me,njihet mire nga gjithe shqiptaret por dhe nderkombetaret.
    Problemi eshte , me pas… Kush do ta marr pushtetin?!
    Kush eshte ai burre qe mund ta bej kete vend, te bej dicka per kete popull, te mbroj interesat e tij dhe jo te Zamirit, Cetit, Mulajt,Frangajt, Demit, Dulakut, Klodian
    Zotos & Co…
    Luli qe eshte po kaq i lidhur me keta me lart, lehtesisht i perdorshem, pa integritet, pesh e lehte!!!!
    Monika qe eshte nje nga kontributoret kryesore te skemave te korrupsionit ne kete vend. Injorante mbi te gjitha.
    Shqiperia eshte ne udhekryq, dhe jane po kjo klase oligarkesh dhe politikanesh vasale te tyre, qe nuk lene nje njeri me aspirata integritet dhe te ndershem te ngrej koke.
    Duhet ngjallur shpresa ne kete vend, ndryshe nuk shkojme asgjekundi.

  2. patriot jam shume dakort me tym,por ne ate vend kedo qe te vesh do vihet ne sherbim te oligarkeve qe permende. Fenomeni nepotizmit dhe miqesise eshte problematik ne Shqiperi dhe pengese per ecjen perpara. Opozita nuk ka ndonje alternative por dhe me psikopatin nuk ecet me.Keto gjera qe po shohim e degjojme do ti kishte zili dhe Kolumbia e kohes se Eskobarit

  3. Rama deklaroi 3000 Euro pasuri e sot ka keshtjelle ne Surrel, Rama deklaroi se jane avione sperkatje kunder miskonjave kur ato ishin avione trasporti droge, Rama del e pellet perdite per “rritje ekonomike” kur ka vetem rritje varferie, Rama doli e premtoi 300 000 vende pune kur ka lene pa pune mijra prej mbylljeve te bizneseve, Rama premtoi ulje taksash kur ne fakt i ka shumfishu taksat, Rama premtoi shendetesi falas dhe degjeneroi ne nje shendetesi deshtake qe nuk ka asnje ilac neper spitale, Rama tha “ministri me i suksesshem” pastaj “dru i shtrember” per Tahirin, Rama sot lavderon Xhafajn per ta hequr me pas ashtu si Tahirin.
    Rama ky ka qene, ky eshte e ky do jete, nje rrenacak qe genjen trashe se te trashe ka pas vehtes ato qe ja besojne rrenat

    1. i pa emer e me pall frroku ne goj,pall roshi ne byth,pall doshi ne vesh,pall tahiri ne sy,pall goni xhafe mbi kok,pall habilajve ne kerthiz dhe byth rame ne tru si nuk u mjaftove me bar negjmije por as dhjerjet e stalinit nuk dalin dot me te ngije.o pall njeri as zbori ramen nuk morri ne ushti se e shpallen i qmendur.kush njeri i qon tanja fajon lajme se griseldes i hoqen jastekun nga barku pos dhjerjeve te enverit si ti,rama,erionka velina.

  4. Sot dijeve tuaja i shtove edhe ate te mjekut psikolog.
    Natyrisht qe kjo paraqitje ngazellon shtresen mediokre, per te mos thene injorante te shoqerise malsore shqipetare.
    Por shtypi period ka “konturin” e tij duke u formuluar thjeshte, i kapshem per te gjithe shtresat e shoqerise
    Tere keshtjella megallomane qe je perpjekur te konstruktosh rrezohet (per momentin) me pyetjen e vetme:
    Perse opozita nuk pranon te verifikohet vertetesia e regjistrimit me te cilen akuzon ministrin brendshem por “cuditersht” nxjerr nje justifikim mafjoz.
    Konkluzion im eshte se sa me shume ti mundohesh te deskretitosh Ramen as me teper fundos vehten ne qenien tende bizantine.

    1. O rilindas gjysëm i shkolluar ma përkthe pak këtë fjali: ” Por shtypi period ka “konturin” e tij duke u formuluar thjeshte, i kapshem per te gjithe shtresat e shoqerise”.

  5. O-Lexuesi-me tru i ke lexuar ,lajmet ,shkrimet neper gazeta dhe portale .apo me prapanice ,me veshe i ke degjuar konferencat per shtyp te drejtueseve te opozites apo me -menderet?.Apo ke lexuar fletushkat-Dita dhe Tema-ke degjuar lajmet tek-ERTV-ja e psikopatit.KUR KANE THENE DREJTUESIT E OPOZITES QE TE MOS HETOHET VERTETESIAE VIDIOS?,Por prokuroria nuk heton vidion por do me ngulm nga ka dale kjo vidio.Z-Lubonja ne kemi nje problem te madh se nga semundja qe vuan kryeministri yne ”i dashur”vuajne dhe te gjithe morrat e kuq duke filluar nga ketu qe komentojne ne kete faqe dhe deri tek soji dhe sorollopi i tyre .

  6. Lubonja e ke gabim ai nuk po rren por ai i beson ne ato qe thote thote. Ai ka krijuar nje jete tjeter paralele dhe ne mendjen e tij ai i beson me te vertet ato qe thote sepse ka edhe nje ushtri me servile qe nuk ja vene re fajet. Ai vertet mendon se ekonomia eshte shume mire, se shqiptaret jane dembela nuk duan pune, se ai eshte Skenderbeu i koheve moderne, se ai ka ardhur per nje mision ne jete, se opozita eshte vulehumbur dhe pa atdhe, se mediat jane kazan mediatik etj. Shto ketu dhe trafikun e droges ai mendon se kjo eshte nje e keqe e domosdoshme per kushtet ku ndodhet partia shtet. Te tjeret qe nuk jane pjese e kesaj maskarade e propagande etiketohen si mbeshtetes te opozites ose budallenj.

  7. i pa emer e me mut ne tru-vetem njeqelizoret si ti e rama pra krymbat e qenefit apo dhjerjet e stalinit,mao LUU ce dunit,tito e popoviq besojn se nuk jeni shizofren.trego i pa emer meta i tha bastard e kokpalare rames,pse e beri president,i tha shizofren qe akuzoi babain se i qiu gruan makoqi,dhe rama i hengri ngjalen dy metra ne lalz,kuptohen ngjaöe morri nga mbrapa rama siq esht mesuar tek dash peza ne shtepi.kush njeri i beson monstres rama.paramendo bastard kokpalare dhe i thith ngjalen. a nuk esht i semur mendor.

  8. ky rilindasi “ipaemer”a mund te na thote a ka ndonje shok ed drama?desh harrova,ka blendi cucin burrin e asaj qe ka dale si ka le nga nona me kaptinministrin

  9. O shpelar i shkolluar,
    eshte lapsus qe vjen nga teknologjia e cila jep fjalet e standartizuara, por ti si me kulture bythoreje…me fal, bathoreje qe duhet te jeshe dhe i perket shtreses se larte te malokerise, duhet t’a kishe kuptuar qe eshte fjala par shtypin periodik.

    1. O idiot rilindas nuk po flas për lapsus tek një fjalë por për kuptimin e gjithë fjalisë.
      Të shava idiot, sepse kur bëre gabim herën e parë tu drejtova në mënyrë korekte, ti replikove me ofendim dhe prapë vazhdove të mbrosh gabimin që për shkak të gjysëmformimit tënd shkollor akoma nuk e kupton se është fjali pa kuptim

  10. TI ke shitur babain tend nga friga andaj me se paku te takon ty te fusish hundet ne qeshtje te tilla.Fatmir Xhafen e friguan me skenar falls dhe e shiti vellaun :Per mua do ishte shume me i ndershem dhe me burre te mbronte vellaun edhe me qmimin e karieres.Ore mos te duket ty gjest burreror dhe njerezor qe e dergove babain ne vdekje ?Te bren ndergjegjeja apo jo? MUnd te fleshe i qete me kete mekat mortor ne shpirt?XHafen e bene me nje audioinqizim falso ta dergonte pa ia kekruar vellaun per fat te mire jo ne vdekje si ti ,por ne bugjet italiane.Askujt nuk i duhej Agron Xhafa,se po tu duhej italianet do ta kerkonin ,por ata vete e perzune nga Italia.Ti Fatos qe ke ne shpirte nje mekat te rende sa nje bjeshke bene mire te heshtesh se paku per tema te tilla

  11. Vetem Xhafen mos na e luni se shyqyr na boni me “Reforme ne Drejtesi”. Drejtesia qe kerkonin te benin Lu-ja, Vllahutin, Rama e Xhafa me parate e Soros dhe USAID (qe sponsorizon planet e Soros me taksat qe paguajne amerikanet) eshte instrument per te konsoliduar ne pushtet horrat e Soros dhe per te promovuar homoseksualizmin, drogen, orgjite e kastes se hajduteve si mjet degjenerimi te shoqerise Shqiptare. Paralel me kete felliqesi per te shtuar parate qe vidhnin nga Shqiptaret me tendera e koncesione rrisnin taksat per Shqiptaret qe tu merrnin shpirtin e ti linin me bark bosh, duke rritur presionin qe te mos ndihet njeri po ta kete mendjen per te mbush barkun e te mbajne pushtetin pa fund.

  12. Antirilinas, antikomunist,
    korrektoret letrare emerohen me shkolle te mesme mbasi ky arsimim eshte i mjaftueshem per te kryer kete profesion.
    Me sa duket ti ke problem jo vetem me arsimimin por dhe me njohjen e gjuhes amtare.
    Gjithsesi duhet vleresuar ambicja yte per tu mare me probleme te veshtira per kapacitetin tend intelektual.
    Per t’a zhvilluar me tej kete ambicje te rekomandoj te bashkepunosh me komentuesin me emer ari duke korrektuar komentet e tij, mbasi ju bashkon si intelekti ashtu edhe filozofia qe ju mbroni.
    Duke te kerkuar ndjese per fyerjen e mesiperme mbetem me shprese se kesaj radhe do me kesh kuptuar drejt.

    1. Me këtë koment mbetesh në klasë, Vetëm në kohën e rilindjes së edvinit korrektorët gjuhësorë qenkan bërë me shkollë të mesme, sepse vetëm pasi të mbarosh fakultetin mund të quhesh specialist i gjuhës.
      Sa për arsimimin unë jam në moshën e babait tënd dhe në kohën kur kemi mbaruar shkollën, të gjitha nivelet, edhe notën 5 e merrje me djersën tënde, ndryshe nga sot që edhe ti e di se çfarë ndodh.
      Sa për komentuesin ari, ai është një i djathtë i nderuar konseguent në bindjet e tij të drejta dhe shumë i informuar. Gabimet gjuhësore ja kam bërë vrejtje dikur, por ai ka aq shumë mllef antikomunist, me të drejtë, saqë mendon se gabimet gjuhësore janë një e keqe e vogël që nuk i prish punë të tjerëve.
      Tung!

    2. Nuk e kisha lexuar fjalinë e fundit ku kërkon ndjesë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër ishte përsëri FYERJE, por disi e moderuar me sarkazëm dhe ironi.
      Në fund të fundit i ri je dhe të gjithë kemi gabuar në atë moshë, por edhe sot.
      Tung!

  13. Lapsi qeka pa pare,ishalla nuk mbyllet sepse me gjthe keto pseudonime qe perdor,,vetem te merzit ,ska asgje te re vetem provokator shtypi.Turp te keni,gazetare pa gazete,hajdute lajmesh fallco.Turp.

  14. Antirilinas, antikomunist,
    im ate ka vdekur ne moshen 80 vjecare 20 vite me pare. Nderkohe une i kam kryer te gjitha klasat, si me 5-t e tua me djersen e ballit, 10-t dhe deri ne fund ketu ku jetoj me 100-a.
    Meqne se na ktheve ne kohen e 5- ve jam i detyruar te te them se me Shtepine Botuese “Naim Frasheri” (gjithmone ne kohen e pesave) kam pasur lidhje dhe ne kete kontekst po te informoje se korektoret letrare ishin me shkolle te mesme te cilet beninin pune thjesht mekanike duke vendosur shenjet e pikesimit, gabimet rtografike etj.
    Ata qe jepnin konkluzionet perfundimtare ne ldhje me cilesine artistike dhe ideologjike ishin redaktoret e redaksive perkatese dhe fjalen e fundit e mbyllte shefi i redaksise.
    Ajo qe vihet re thjeshte ne formimin ten eshte se ti ke mentalitet komunist gje te cilen e tregon qe me pseudonimin qe i ke vene vetes.
    Parashtesa “anti” tashme eshte e vjeteruar dhe i perket nje sistemi te koheve te shkuara.
    Ne sistemin demokratik nuk ka armiq por opozite, por mendim ndryshe.
    Tani futi nje teke,po te mire, rrushi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *