• |
ide | kryesore

“Nuk qajnë burrat kështu”

Sport



Mesfushori i Marseille, Dimitry Payet u detyrua të dilte nga fusha e lojës në finalen e Europa League përballë Atletico Madrid, për shkak të një dëmtimi. Francezi nuk i mbajti lotët duke dalë nga loja. Për këtë gjest u kritikua ashpër nga ish-futbollisti i Arsenalit, Lee Dixon.

“U tregua shumë egoist. Ai është kapiteni, po del nga loja, po qan dhe po mendon vetëm për veten në ato momente. Duhej të kthehej dhe t’i jepte zemër shokëve, ashtu siç bëri Cristiano në finalen e Evropianit”, – deklaroi Dixon.

Ai shtoi se Payet u dëmtua pasi preku trofeun e Europa League kur po hynte në fushë.

“Çdo futbollist e di që nuk duhet prekur trofeu përpara ndeshjes. Është ters dhe ia çfarë ndodhi”, – tha Dixon.

https://www.youtube.com/watch?v=zFc8-SvA1wk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *