• |
ide | kryesore

Paloka sulmon Ramën: Mos nxirr palaço, lëtyra dhe të pafytyrë kundër “Dëshmitarit X”

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar përmes nënkryetarit Edi Paloka lidhur me akuzat e hedhura nga deputetët socialistë ndaj “Dëshmitarit X”, i cili konfirmoi publikisht video-përgjimin ku shfaqej Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama i suli palaçot, të pafytyrët, lëtyrat, me misionin për të mbrojtur krimin dhe mafien dhe denigruar denoncuesit.

“Rama i suli palaçot, të pafytyrët, lëtyrat. Misioni nuk ndryshon; të mbrohet krimi dhe mafia duke sulmuar dhe denigruar denoncuesit e krimit. Gjithçka përsëritet pa asnjë ndryshim. Sot dëshmitari qe fakton lidhjen e Xhafajve me trafikun e drogës u quajt “mashtrues” “me skedë të rëndë kriminale” etj, etj.

Ndërkohë u urdhërua prokuroria politike te arrestoje dhe te kërkojë dënimin e dëshmitarit. Kjo histori ngjan si dy pika uji me atë të Dritan Zaganit , Habilajve dhe Tahirit. Rama po përdor te njëjtën skemë të fëlliqur dhe me dëshmitarin e Xhafajve. Fundi do të jetë i njëjtë, por këtë herë dhe për Ramën vetë” – shkruan Paloka. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *