• |
ide | kryesore

Protestë në Durrës banorët kërkojnë të futen me forcë në bashki: Do të vetëvritemi

Lajme, Të fundit



Banorë të shumtë të njësisë Administrative Katund i ri, kanë dalë sot në protestë përpara Bashkisë Durrës.

Ata kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë, zotin Vangjush Dako dhe kanë tentuar të hynë me forcë brenda në ndërtesë.

Motivi i kësaj proteste janë përmbytjet e shumta që kanë ndodhur në banesat e tyre, që sipas tyre përmbytjet kanë ardhur nga hapja e rezervuarit.

Ata thonë se janë përmbytur masivisht, dhe kjo është e disata për këtë vit.

Po ashtu banorët që kanë protestuar kanë thënë se do vetëvriten nëse problemi i tyre nuk zgjidhet, pasi nuk kanë marrë asnjëherë dëmshpërblim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *